• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PLAS” GRUSHTI NË MALIQ/ I riu kap gruan duke e tradhtuar me pronarin e stallës ku punonin
Home
Aktualitet
Kronikë

“PLAS” GRUSHTI NË MALIQ/ I riu kap gruan duke e tradhtuar me pronarin e stallës ku punonin

29 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një situatë e parecedentë është raportuar në fshatin Petrushë të bashkisë Maliq, ku dy persona u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin.

Shkaku i konfliktit ka qenë një marrëdhënie e dyshuar mes një burri 37-vjeçar, pronar i një stalle, dhe një 25-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve të vegjël, e punësuar bashkë me bashkëshortin e saj në atë stallë.

Bashkëshorti i saj akuzoi pronarin për lidhje të fshehtë me gruan e tij, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe arsye të tjera. Sipas hetimeve, dyshohet se 37-vjeçari kishte qëllime të tjera për gruan, duke përfshirë edhe prostituimin e saj. Më parë, gruaja kishte qenë viktimë e trafikimit për prostitucion në Greqi, ku dy kushërinj të pronarit e kishin detyruar të prostituohej për një periudhë 6-mujore në Athinë.

Pas kthimit në Shqipëri, ajo dhe bashkëshorti i saj u punësuan në stallën e 37-vjeçarit. Pas marrjes në pyetje të çiftit dhe pronarit, policia dyshon se marrëdhënia jashtëmartesore kishte për qëllim rikthimin e saj në prostitucion.

Çështja, përveç veprës penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” për 37-vjeçarin, është referuar për hetime të mëtejshme nga seksioni i trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATE TEK "EKONOMIA"/ Kreu i KLSH përplaset me Braçen, deputeti: S’guxojmë të flasim se do kthehemi në...
Previous article "JAM I BURGOSUR"/ Salianji letër Ambasadorëve dhe Eurodeputetëve: Mos u bëni dëshmitarë të vendosjes...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT