• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE TEK “EKONOMIA”/ Kreu i KLSH përplaset me Braçen, deputeti: S’guxojmë të flasim se do kthehemi në…
Home
Politikë

DEBATE TEK “EKONOMIA”/ Kreu i KLSH përplaset me Braçen, deputeti: S’guxojmë të flasim se do kthehemi në…

29 October, 2024 s.autor Politikë

Komisioni i Ekonomisë ka nisur me tone të ashpra nga deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili tha se çdo herë që flet, fjalët e tij keqpërdoren, dhe akuzohet pa të drejtë që me anë të propozimeve për KLSH po tentohet kapja e këtij institucioni.

Braçe u shpreh se nuk ka asnjë interes për diçka të tillë, përveçse të bëjë punën e tij.

“Po e bëj këtë ndërhyrje për të sqaruar disa gjëra. U bë e disata javë që unë personalisht jam objekt i sulmeve të vijueshme në media dhe thelbi është propozimi që kam bërë në rezolutën e komisionit dhe parlamentit në raport KLSH.
Janë sulme që vijnë nga padia, nga mosnjohja e ligjit në radhë të parë dhe punës së deputetit në radhë të dytë janë sulme që vijnë nga keqdashja. Keqadashja e ka origjinën nga brenda KLSH.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur në harkun kohor të 10 ditë që nga miratimi i rezolutës në parlament besoj dëshmi që unë kam kapur KLSh apo kam pasur qëllim të kap KLSH.

KLSH kapet nëse doni ju dhe jo ne. Nuk kam kapur njeri. Nuk e di si kapet KLSH. E topleroj padijen, por jo keqdashjen. Sot kam, vendosur të mos flas po ta hap gojën do jem tabelë qitje prapë. Nuk guxojmë dot të hapim gojën”, tha Braçe.

Kurse kreu i KLSH, Arben Shehu, iu përgjigj që “të mos shqetësohej”, por deputeti vijoi me argumentimin se komentet e tij nuk cenonin pavarësinë e institucionit.

“Si mos të shqetësohem, juve nuk ju vjen keq nëse dilni nëpër portale. Kjo që po ndodh na bën që ta qepim gojën fare. Propozimet që kam bërë nuk cenojnë pavarësinë tuaj”. shtoi ai.

Drejtuesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, shtoi: “Në çdo moment e keni mundësinë të komunikoni me mua. Dua të sqaroj se KLSH nuk asnjë lloj dashakeqësie përkundrazi në radhë të parë si deputet dhe më pas për atë që ju përfaqësoni. Nga ana jonë Braçe ka pasur mbështetje nga ne.

Në lidhje me komunikime apo qëndrime të ndryshme unë kam pasur të gjitha mundësitë dhe kemi zgjedhur rrugën e komunikimit institucional. E vlerësoj zotin Braçe për vlerësimin për punën tonë, për vëmendjen që i kushton institucionit dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vijojë duke ndjekur edhe auditime të ndryshme nga vetë Braçe”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË LUFTË SE KUSH QAN I PARI"/ Kush është lideri i ri i Hezbollah, paralajmërimi që bëri ndaj Izraelit dhe lidhjet me Iranin
Previous article "PLAS" GRUSHTI NË MALIQ/ I riu kap gruan duke e tradhtuar me pronarin e stallës ku punonin

s.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT