• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANIFIKONTE KAMIKAZE NË AUSTRALI/ Kush është SHQIPTARI I ISISIT që ishte kthyer në TMERRIN e…
Home
Breaking News

PLANIFIKONTE KAMIKAZE NË AUSTRALI/ Kush është SHQIPTARI I ISISIT që ishte kthyer në TMERRIN e…

31 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një person nga Queensland, Australi, që po planifikonte një sulm vetëvrasës në tokën australiane, është dënuar me 17 vjet burgim.

Agim Kruezi, 25 vjeçar, me prejardhje shqiptare, u arrestua në aksionin kundër-terrorist në Logan shtatorin e vitit 2014, dhe u deklarua fajtor për përgatitje të një sulmi terrorist dhe për përgatitje për inkursion në një shtet të huaj.

Prokurori Lincoln Crowley i tha gjykatës se Kruezi po planifikonte “të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm, në një hapësirë publike dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”, raporton abc.net.au.

“[Kruezi] ka shfaqur mbështetje për martirizim, sa që besonte se martirët shkojnë automatikisht në parajsë dhe besonte se do të shkonte atje shpejtë”, thotë Crowley.

Me t’u arrestuar, Kruezit i ishin gjetur një armë e mbushur gjysmë-automatike, dy helmeta, dy hanxharë, një letër nga DFAT që i thoshte atij se i ishte anuluar pasaporta, një kopje të një libri të quajtur “Jihad” dhe një flamur të Shtetit Islamik të ngjitur në murin e dhomës së tij të gjumit.

Disa ditë para arrestimit të tij, Kruezi kishte blerë një bidon të metaltë me 10 litra benzinë dhe kishte dalë për të blerë shishe qelqi dhe tapa me qëllim të prodhimit të koktejeve të Molotovit.

Ai kishte blerë edhe një hark dhe shigjetë sepse ishte hidhëruar me anulimin e pasaportës së tij nga autoritetet australiane, kur kishte planifikuar të shkon te në Siri për të luftuar.

Në laptopin e Kruezit ishin dy video të tij teksa qëllonte me shigjetë në një maket stiropori dhe udhëzime se si të bëhet prerja e kokës.

Ndërkaq, gjyqtarja Roslyn Atkinson tha po ashtu se nuk ishte e bindur se Kruezi nuk kishte më qëndrime ekstreme.

“Nuk ka asnjë dëshmi se ju i keni ndryshuar qëndrimet”, tha ajo. “Nuk shoh dëshmi të keqardhjes. Ju po ashtu keni vlerësuar besimet tuaja mbi sigurinë dhe jetët e njerëzve që jetojnë dhe punojnë në këtë komunitet”, transmeton Koha.net.

Familja e Kruezit qëndroi prapa tij në gjykatë, dhe qanë kur u dha dënimi.

Derisa po largohej me pranga në duar, ata bërtitën: “Do të shihemi së shpejti, të duam”.

Kruezi mund të lirohet me kusht pas 13 vjetësh, ndonëse Qeveria Shtetërore e ka mundësinë e zbatimit të vendimit ndaj tij që të vuajë dënimin e plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tabaku: Gjykata Europiane e Auditimit konfirmon qeverinë Rama si kampione të korrupsionit në Europë
Previous article TALENTI PREMTUES/ I pabesueshëm, fenomeni Vinicius Junior i shpjeguar në shifra

g.autor

Postime të ngjashme

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME, VRANËSIRA NË.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT