• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANIFIKOI VRASJEN E INEZ HAJRULLËS/ Goditet ‘trekëndëshi’ kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë
Home
Breaking News

PLANIFIKOI VRASJEN E INEZ HAJRULLËS/ Goditet ‘trekëndëshi’ kriminal në Vlorë, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete, në kërkim dy të tjerë

17 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tentativë për të kryer vrasje gushtin e kaluar në Vlorë, ku ra në pranga Amarildo Nikolli nga Shkodra, me armën gati për të kryer një ekzekutim, ka çuar Prokurorinë e Posaçme në një tjetër operacion.

Gjatë operacionit të koduar “Trekëndëshi” ra në pranga shtetasi Muharem Koroveshi i njohur dhe me mbiemrat Ismaili  dhe Myftaraj, ndërsa u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.

Policia e Shtetit njoftoi të shtunën se ka ekzekutuar urdhrin e arrestit të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, në muajin shkurt të këtij viti, pasi dyshohet se këta shtetas kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasje ndërsa akuzohen për një sërë veprash të tjera penale si grup i strukturuar kriminal.

Operacioni i koduar “Trekëndëshi” është drejtuar nga SPAK, teksa nuk jepen të dhëna zyrtare se kush ishte objektivi, apo rrethanat hetimore.

Burimet bëjnë me dije, se tentativa ka ndodhur verën e kaluar, ku në atë kohë u arrestua Amarildo Nikolla dhe dosja iu referua SPAK për kompetencë pasi u gjetën element të grupit të strukturuar kriminal. Ndërkohë pistoleta me silenciator është një nga armët e sekuestruara.

Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm në Itali, ndërsa në Shqipëri nuk ishte i skeduar. Ai është arrestuar në ambientet e një pastiçerie që ndodhet afër kompleksit “Oslo” në Vlorë, zonë kjo ku vepron grupi i Edison Harizajt, ndërsa në atë kohë dyshimet ishin se në shënjestër të atentatit ishte Inez Hajrulla.

Njoftimi i policisë

Zhvillohet nën drejtimin e SPAK-ut operacioni policor i koduar “Trekëndëshi”, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë dhe Tiranë, 

Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, zhvilluan operacionin policor të koduar “Trekëndëshi”, për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për 3 shtetas.

Gjatë operacionit, u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin M. K. alias M. I. alias M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë. 

Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.  

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin shkurt 2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këta shtetas, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA/ Përgjimet: Dashi i dorëzon “zarfin” Hafësllarit në ambient publik. Si Kozici e telefonoi nga burgu 5 minuta para takimit
Previous article SEKUESTRIMI I PASURIVE NGA SPAK/ Jamarbër dhe Argita Malltezi bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë

s.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT