Sipas mediave pranë opozitës Edi Rama i gjendur nën “rrethim” nga skandalet e një pasnjëshme dhe kërkesa për arrestimin e ministrit të tij më të besuar, ka një plan rezervë. Në Dhjetor mbaron mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, dhe për këtë Edi Rama ka një plan të shpejtë.
Duke qenë se nuk janë ngritur institucionet i drejtësisë që bëjnë përzgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, kryeministri Rama ka në plan që në Dhjetor të bëjë një votim edhe me shumicë të thjeshtë në Kuvend për të zgjedhur njeriun e tij në krye te organit të hetimit.
Po kush është përzgjedhja e Ramës?
Burime për SYRI.net bëjnë me dije se Edi Rama ka zgjedhur burrin e ish-deputetes së tij Shega Ligorin, prokurorin Henrik Ligori. Me këtë veprim të shpejtë Rama shpreson të mbylle të gjitha çështjet që ka hapur Adriatik Llalla. /SYRI.net


