• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLANI PËR TË VRARË ALEKSANDËR PRENDIN/ Nga qitja në natyrë për të shënjestruar objektivin, te tufat me euro, celularët nxjerrin zbuluar grupin Bajri
Home
Breaking News

PLANI PËR TË VRARË ALEKSANDËR PRENDIN/ Nga qitja në natyrë për të shënjestruar objektivin, te tufat me euro, celularët nxjerrin zbuluar grupin Bajri

15 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga dosja hetimore e SPAK, ku dokumentohen prova kundër grupit ‘Bajri’, që akuzohen se kishin planifikuar vrasjen e Aleksandër Prendit. Ka qenë pikërisht ‘zbërthimi’ i disa telefonave celularë ata që kanë zbuluar veprimtaritë kriminale, pasionin për armë dhe qitjet në natyrë, për të arritur gjithmonë në ‘objektiv’.

Një nga të pandehurit, Izmir Sakicaj, të cilët SPAK i ka çuar në gjyq, nga këqyrja e telefonit të tij, rezulton se ai shfaq interes për armë. Po ashtu, i njëjti person në galerinë e telefonit të tij, shfaq një foto të një muri ku janë ekspozuar armë.

Ndërkohë, sipas SPAK, edhe Samuel Troshani shfaqet duke bërë qitje me armë, në shoqërinë e një femre të paidentifikuar. Po ashtu, Izmir Sakicaj ka ekspozuar dhe një foto ku shfaqen disa tufa të mëdha me euro, kartëmonedha 50 dhe 20 euro.

 

SPAK MERR TE PANDEHUR TRE PERSONA
SPAK ka marrë të pandehur tre anëtarë të dyshuar të grupit kriminal “Bajri”, kreu i të cilit besohet se është Safet Bajri, lidhur me atentatin e dështuar në Bushat ndaj Aleksandër Prendi. Referuar dosjes hetimore, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka do të përballen me drejtësinë për akuzat “sigurim i kushteve për të kryer vrasje” në dëm të Aleksandër Prendit, si dhe “grup kriminal”. I pandehur është marrë edhe vetë Aleksandër Prendi, për veprat penale “sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “grup kriminal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Dy prokuroret e posaçme, Elida Kaçkini dhe Manjola Kajana, kanë marrë të pandehur edhe Prendin, i cili dyshohet se është përplasur me armë me njerëzit e grupit “Bajri”, pasi kishte kuptuar se ata kishin shkuar me tre automjete të blinduara për ta ekzekutuar. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati persona të lënduar.

Sipas SPAK, Sakicaj, Troshani dhe Leka, si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në veprimtari të dhunshme kundër jetës dhe shëndetit të personave, më 23 gusht 2024, rreth orës 17:00, janë nisur së bashku me persona të tjerë nga zona e Dobraçit drejt fshatit Rranxë, në bashkinë Vau i Dejës, ku ndodhet banesa e Aleksandër Prendit.

Të dyshuarit, sipas dosjes, kanë qenë të armatosur dhe kanë shkuar në zonë me qëllim vrasjen e Prendit. Motivi dyshohet të lidhet me konflikte për çështje të trafikut të lëndëve narkotike. “Në momentin që kanë kaluar në atë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi, i cili ka qenë i armatosur dhe kishte kuptuar arsyen e pranisë së tyre aty. Mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri, por nuk ka të dhëna për persona të lënduar”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK thekson se vendi ku ndodhi ngjarja, fshati Rranxë, konsiderohet zonë e lidhur me Aleksandër Prendin dhe familjarët e tij, ndërsa ndodhet rreth 20 kilometra larg Dobraçit, zonë që lidhet me të dyshuarit Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Leka. Hetimet kanë zbuluar se tre të pandehurit kanë udhëtuar drejt Rranxës me tre automjete të blinduara, dy “Audi A8” dhe një “Mercedes-Benz S600”. Ky i fundit u ndalua më 3 shtator 2024 nga policia, teksa drejtohej nga Safet Bajri.

Sipas SPAK, tre të dyshuarit janë parë disa herë në shoqërinë e Safet Bajrit në zonën e Dobraçit dhe shfaqen në video të ndryshme duke qëlluar me armë dhe duke mbajtur shuma të konsiderueshme parash. Safet Bajri ndodhet aktualisht në paraburgim dhe po gjykohet për vrasjen e Fatbardh Lici në vitin 2018. Prokuroria e Posaçme pretendon se krimi është kryer në bashkëpunim me Behar Bajri dhe Astmer Bilali. Fatbardh Lici ishte xhaxhai i Ibrahim Lici, i konsideruar kundërshtar i grupit “Bajri”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGURIA KIBERNETIKE/ Shqipëria anëtarësohet në qendrën e ekselencës së NATO-s
Previous article KONTROLLE NË BURGUN E DURRËSIT/ Trafikoi 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro, Artur Hoxhosmani kapet me celular në qeli

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT