• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PLANI ANTIMAFIA”/ Basha: Të sekuestrohen pasuritë e personave të inkriminuar
Home
Shqipëri

“PLANI ANTIMAFIA”/ Basha: Të sekuestrohen pasuritë e personave të inkriminuar

24 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë. Në nisje të fjalës së tij Basha u shpreh se Shqipëria është në një gjendje kolapsi.

“Krizë e trefishtë politikë ekonomike e morali ka kapluar vendin. Opozita është e angazhuar të hedhë në diskutim me qytetarët për të dalë nga e keqja. Rrënjët e së keqes janë dy: Aleanca mes krimit e qeverisë ka shkatërruar demokracinë, ka kapur shtetin ligjor. Opozita ka propozuar platformën e vettingut politik si një nga përgjigjet për largimin e politikanëve me lidhje me krimin e organizuar. Rama e qeveria kanë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh. Është kundër qëllimit, vettingut në politikë. Është po ai që me Cyrben e Xhafën votuan për prokurorët e gjyqtarët”, u shpreh kryedemokrati ndërsa shtoi se logjika e Ramës është se politikanët janë special, janë mbi ligjin.

“Kjo është e papranueshme, jemi të vendosur të ndjekim çdo rrugë ligjore, për të ndërprerë lidhjet e politikës me krimin”, theksoi Basha.

Kryedemokrati Lulzim Basha, pritet të prezantojë sot edhe alternativën e PD-së për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit “Antimafia”.

Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se me veprimet e dy javëve të fundit, qeveria e Ramës ka treguar “babëzinë” me ligjin Rama-Fusha siç e quan ai dhe uljen e taksave për bixhozin.

“Ka kapur reformën në drejtësi për shërbim të politikanëve të lidhur me bandat. Vetingu politik nuk është asgjë më shumë e as më pak si ai i policëve. Rama dhe qeveria e tij kanë injoruar propozimin për vettingun në polikë. Është vetë ai, bashkë me Xhafajn e Taulant Ballën”, shtoi Basha.

Basha hodhi akuzat të fort ndaj socialistëve, që sipas tij, veprimet dhe lidhja me grupet kriminale kanë shkatërruar demokracinë në Shqipëri. Ai tregoi se Partia Demokratike është e vendosur për të çuar deri në fund nismën politike dhe ligjore për pastrimin e politikës nga persona me probleme.

“Ne jemi të vendosur për të kaluar vettingun në politike. Bandat e Ballës në Lushnje dhe Elbasan dhe deri tek Bushati me “Bajrat” në Shkodër. Mjafton të kujtojmë dy akte, që parlamenti shqiptar ka marrë në dy javë për ligjin Rama-Fusha, por një javë para kësaj, ishte ulja e taksave për bixhozin. Afera kurruptive me koncesionet, po varfëron qytetarët për të pasuruar oligarkët e qeverisë.  Statistikat flasin se 45 biznese po mbyllen çdo ditë. Në i kemi denoncuar aferat, por kjo që po bëjmë sot është më e madhe se kjo. Ne sot do të prezantojmë strategjinë dhe ligjin se si do të sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara dhe të jashtëligjshme”, nënvizoi  Basha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZIKALTERIT NË FESTË/ INTERI “shënjestron” SUPER mesfushorin e Lyonit, vjen në...
Previous article SKANDALOZE/ Çmenden SERBËT: MAFIA SHQIPTARE kishte vënë bast për të kuqin e CR7 (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT