“Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemrën tonë dhe i urrejmë armiqtë tanë me gjithë zemrën tonë”.
Kjo dekklarate e bere nga Mehmet Shehu, njeriu i dyte me i rendesishem ne Shqiperine komuniste nen diktaturen e Enver Hoxhes do te zbatohej edhe per te.
Keshtu shkruan mes te tjerash ne nje artikull te publikuar, Der Standard, teksa i referohet te shkuares ne vendin tone.
Ne shkrim, kujtohet nata e 17 dhjetorit 1981, ku Shehu vdiq në rrethana të pasqaruara sa duhet edhe sot.
Nje vit me pas, Enver Hoxha deklaroi se miku i tij i ngushtë për dekada te tera, ishte ne fakt armiku më i keq, madje nje tradhtar i eger. Gazeta shkruan se “Shehu kishte planifikuar në emër të CIA-s, të UDB-së jugosllave, KGB-së ruse dhe shërbimit sekret britanik (me të cilin mbante kodin BAB-008) për shumë vite me radhë likuidimin e Hoxhës, por në fund kreu vetëvrasje nga frika e zbulimit”.
Pas vdekjes se tij, nisi fushata per spastrimin e te gjithe atyre qe kishin qene pjese e te ashtuquajtures banda e tij. Ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, i Jashtëm dhe ai i Shëndetësisë, disa funksionarë të lartë të partisë dhe shumica e anëtarëve të familjes së Shehut u vranë ose vdiqën nëpër burgje.
Fushata vijoi edhe ne nivele me te uleta se kaq. “Vala e shtypjes ishte një fenomen i përsëritur në Shqipërinë komuniste, që vazhdoi edhe në fazën e vonshme të stalinizmit. Dhe, si zakonisht në raste të tilla, denoncimet nga njëra anë dhe ritualet për sundimtarin nga ana tjetër përjetonin pikun”- thuhet me tej ne shkrim, duke theksuar parullen e kohes “Armiqtë dhe tradhtarët do t’i shtrydhim si limon. Ata do marrin dënimin më të ashpër”.



