• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA NË TIRANË/ Fqinjët lajmërojnë policinë. Çfarë tha në spital 30 vjeçari (EMRI)
Home
Breaking News

PLAGOSJA NË TIRANË/ Fqinjët lajmërojnë policinë. Çfarë tha në spital 30 vjeçari (EMRI)

29 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në ambientet e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Ndërsa Policia është lajmëruar vetëm pasi i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. I plagosuri është Andi Spahiu, që sipas Policisë jetonte në shtëpi vetëm me të atin.

Burimet thonë se ai është qëlluar 4 herë me armë zjarri, në këmbë dhe në shpinë, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është lajmëruar për ngjarjen nga fqinjët e familjes Spahiu, të cilët kanë telefonuar pasi kanë dëgjuar të shtënat.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.4, të cilët kanë gjetur vetëm vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosuri ishte transportuar drejt spitalit. Më pas ka qenë edhe personeli i spitalit që ka vënë në dijeni Policinë për rastin, duke treguar se aty kishte mbërritur një 30-vjeçar i plagosur me armë zjarri. Pas ndërhyrjes kirurgjikale, i plagosuri e ka kaluar rrezikun për jetën, ndërsa oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në spital për të marrë dëshminë e tij.

Burimet thanë se i dëmtuari ka refuzuar të tregojë se kush ishte autor i ngjarjes, ndonëse është qëlluar brenda shtëpisë së tij. Ai ka deklaruar se nuk është grindur me askënd dhe nuk e ka parë se kush e ka qëlluar. Në këtë kushte, Policia ka dyshime se i plagosuri po e fsheh të vërtetën.

Për këtë arsye është shoqëruar për t’u marrë në pyetje i ati, me të cilin ai jetonte, si dhe disa të afërm e familjarë të tjerë. Të vetmet prova të sekuestruara në vendin e ngjarjes janë disa gëzhoja arme zjarri, të cilat po ekzaminohen në Laboratorin e Kriminalistikës.

Sot policia tha se e ka zbardhur ngjarjen dhe ka identifikuar e shpallur ne kerkim edhe autorin.

NJOFTIMI

Pas një pune të mirëorganizuar hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, të autorit të dyshuar, shtetasit:

– F. G., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tasim Shehu”, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale të “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” shtetasi i plagosur :

– A. S., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Heroinë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ REALI rikthen në skuadër futbollistin FRASTAR, ka firmosur për 5 vite
Previous article "SEKRETET JA THEMI BABIT"/ Mriam Cani sapo na zbuloi raportin e Albanit me vajzën (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT