Arrestohen dy te dyshuarit per ngjarjen e djeshme ne Selite, ku pas nje sherri ne lokal, pronari nxori armen dhe plagosi dy persona.
Policia e Tiranes ben me dije se ka arrestuar shtetasit Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i plote:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018 në rrugën “Irfan Tomini”, ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas, në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake”, e shtetasve:
• Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.
• Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:
• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.
• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.
Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri pistoletë me një kreher me 2(dy) fishekë.
Materialet proceduriale, iu kaluan për hetim të metejshem Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë , në ngarkim të shtetasve të mësipërm.
Plagosja e djeshme në tiranë, piolicia ka vendosur në pranga dy persona.
Kryeqyteti është tronditur nga të shtënat me armë mes dy grupeve,ditën e djeshme, ne zonen e stacionit te fundit te Tiranes se re, prane zones se njohur si lagja Selite.
Policia po punon per te zbardhur dinamiken e ngjarjes dhe motivet qe çuan tek konflikit qe thuhet se nisi ne menyre verbale, per te degjeneruar me pas ne dhune fisike dhe nxjerrjen e armeve te zjarrit.
Per shkak te te shtenave, mesohet se ka patur dy te plagosur
Te dy mesohet se jane plagosur ne kembe.
Viktima e dyte mesohet se ka qene nje kalimtar i rastit me emrin Renato Hoxha, qe nuk ka patur lidhje me sherrin.
Kalimtari i plagosur eshte mare nje ambulance dhe e ka derguar per dhenien e ndihmes se shpejte mjekesore. Ndersa tjetri eshte mare nga shoket e grupit te tij dhe jane larguar te gjithe sebashku nga vendngjarja, me nje makine.
Foto: Vendi ku ndodhi sherri në Tiranën e Re, e rrethuar me shirita policie
Nga burimet spitalore mësohet se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri qe ka qene edhe shenjestra e sherrit, mesohet se është shtetasi Gjon Pelivani, 27 vjeç.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të shtënat kanë ndodhur mesditën e sotme tek statcioni i fundit i Tiranës së Re.
Eksluzivisht AlpeNews.al siguron foton e Gjon Pelivanit.
Mesohet se autori i plagosjes është Arti. M. te emrit dhe policia po punon per arrestimin e tij.
AlpeNews.al


