• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA NË SELITË/ Detaje nga hetimi: Ishte atentat për pronarin e lokalit
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJA NË SELITË/ Detaje nga hetimi: Ishte atentat për pronarin e lokalit

16 February, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri këtë të premte në zonën e Selitës në Tiranë.

Burime nga Policia bëjnë të ditur  se kanë qenë tre persona autorë të plagosjes. Më konkretisht, burimet saktësojnë referuar dëshmisë së qytetarëve që ishin në vendin e ngjarjes, se një grup prej tre personash, dy bashkë dhe një më i veçuar ishin në hyrje të lokalit.

Njëri prej tyre, ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë drejt shënjestrës, njëherësh pronari i lokalit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, i cili njihet edhe me emrin e ndryshuar Valment Pelivani.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur pronari i lokalit dhe kamarieri Renato Hoxha 31 vjeç.

Njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa tjetri është gjetur i shtrirë në trotuar nga policia. Por fatmirësisht, që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Forcat blu kanë shoqëruar në komisariat disa nga qytetarët, dëshmitarë të cilët janë marrë në pyetje, duke dhënë edhe një identikit të autorit. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur për “GSH” se autori që qëlloi në lokal ishte i veshur me xhup të zi dhe mbante kapele në kokë.

Por nga ana tjetër, i gjithë ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë që policia dyshon se shkak i ngjarjes së rëndë të jenë problemet në të shkuarën të Gjon Pelivanit.

Nga verifikimet e kryera, i riu rezulton i dënuar për vjedhje, ndërsa më herët mësohet se është përfshirë në një konflikt të ashpër me Emiljano Shullazin.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2015, dhe në atë kohë Pelivani u plagos nga miku i Shullazit, Gilmando Dani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madridi përgatit ofertën për Pogban
Previous article Raporti i UEFA-s për Skënderbeun, del emri i një ish-ministri

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shmanget tragjedia në gjirin e Llamanit! I riu bie nga gomonia në det e dëmton këmbë

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT