Detaje të tjera bëhen publike në lidhje me plagosjen e sotme të ndodhur në Fushë Krujë.
Burime për “Balkanweb” thanë se babë e bir janë goditur me thikë nga një person, akoma i paidentifikuar.
Të plagosur me thikë nga ngjarja kanë mbetur shtetasit Shefqet Stafuka dhe Alban Stafuka.
Personi që ende nuk është identifikuar, lëvizte me bicikletë. Të plagosurve nuk iu është marrë ende deklarim, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Deklarimi i tyre nuk është marrë, pasi janë duke u mjekuar në spital.
Shërbimet policore janë duke krehur zonën, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes.