Një plagosje me thikë ka ndodhur sot pasdite në Shkodër. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja e rënde ka ndodhur në afërsi të zonës se njohur si shkolla pyjore në këtë qytet.
Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije si i plagosur ka mbetur Niko Podja ndërsa autori është Aus Zef Pali.
I plagosur është i moshës 20 vjeç dhe ka katër plage në trup, është dërguar me urgjencë në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen arsyet, ndërsa mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje për të kryer hetimet.



