Një ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e sotme në Vlorë ku një përplasje me armë zjarri ka përfunduar fatmirësisht pa tragjedi.
Nga të shtënat është plagosur 18-vjeçari Brikelo Brahimaj, i cili ka marrë një plumb në këmbën e djathtë.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e parë, ndërkohë që mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë ka shkuar policia.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurit, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë.
Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi plagosja si edhe të bëhet marrja në pyetje e dëshmitarëve.
AlpeNews.al mëson se i plagosuri është personi mëposhtë:



