• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA ME ARMË NË TIRANË/ Detajet e REJA: Si nisi sherri mes dy të rinjve (EMRAT)
Home
Breaking News

PLAGOSJA ME ARMË NË TIRANË/ Detajet e REJA: Si nisi sherri mes dy të rinjve (EMRAT)

20 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e djeshme në kryeqytet, në zonën e Yzberishtit. Referuar burimeve, personi i cili mbeti i plagosur është 20-vjeçari Klorentin Shehu, ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, zona ishte e populluar.

Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës bëjnë me dije se rreth orës 17:40 në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri një i ri rreth 20 vjeç. Mësohet se, fillimisht, dy të rinjtë e përfshirë janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të bashkëmoshatarit.

Uniformat blu bënë të ditur se i riu u transportua menjëherë për në Spitalin e Traumës dhe, fatmirësisht, është jashtë rrezikut për jetën.  Pas veprimeve të para hetimore në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Burime thonë se sherri mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta në rrugën “Rexhep Shala”.

Autori dhe i plagosuri janë konfliktuar mes tyre për një “Pse më sheh”. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht dhe më pas autori, bashkëmoshatar me Shehun, e ka qëlluar atë me armë zjarri në këmbë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Pas identifikimit të autorit të kësaj ngjarjeje, e cila fatmirësisht përfundoi pa viktima, uniformat blu shkuan në banesën e autorit ku ushtruan kontroll, por nuk e kanë gjetur në banesë. Ndërkohë, Policia ka marrë dëshminë e personave që kanë qenë dëshmitarë okularë, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të konfliktit.

POLICIA

Menjëherë pas ngjarjes, Policia e Tiranës, me anë të një deklarate për shtyp, dha detajet e para. Në komunikatën e shpërndarë për mediat, Policia tha se po punohet për kapjen e plagosjes së 20-vjeçarit, Klorentina Shehu. “Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë një i ri, rreth 20 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”, sqaroi Policia pas ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VARËSIA NDAJ DUHANIT/ Ja mënyrat se si mund të lini pa shumë mundim
Previous article KAM LUAJTUR KUNDËR ZLATAN IBRAHIMOVIÇ/ Këngëtar shqiptar bën deklaratën befasuese (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT