• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E TUALLAUT NË LUSHNJE/ Çfarë dëshmonte 47 vjeçari për VRASJEN e vëllait: I njoh…
Home
Breaking News

PLAGOSJA E TUALLAUT NË LUSHNJE/ Çfarë dëshmonte 47 vjeçari për VRASJEN e vëllait: I njoh…

24 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detajet të reja për Saimir Taullaun, biznesmenin nga Lushnja, të cilit iu bë një atentat mbrëmjen e sotme në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij.

Mësohet se 47-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë.

Në tetor të vitit 2017, atij iu bë një tjetër atentat, por sërish ai ka arritur të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, p ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Dëshmia e plotë e Saimir Taullaut, biznesmenit që iu bë sot atentat në Lushnje, për vrasjen e të vëllait para gjykatës

Është gjynah të them që nuk i njoh këta persona. I njoh edhe për fytyra për shkak të presioneve që shpesh i bënin me telefon vëllait tim, Bakiut. I kërkonin para. Por, presionet për t’i marrë para nuk ia bënë vetëm një herë, por shumë herë. Presionet i bëheshin për mua. Nuk di se çfarë kishin me mua, pasi unë nuk jam përplasur asnjëhere me ta. Në kohën kur filluan presionet për gjobat, unë isha në Itali. Sapo kisha dalë nga burgu. Ika në Greqi dhe më pas në Itali. Unë dhe vëllezërit e mi, punonim bashkë në bizneset tona. Enver Dondollaku, Ilir Stergu e Leonard Prifti, e merrnin shpesh në telefon vëllanë dhe i bënin presion se do më vrisnin mua. Që të mos e bënin këtë, ata i kërkonin një shumë eurosh. Nga sa më kanë treguar mua, një herë i ka çuar vëllai tjetër, Berti 10 mijë euro, më pas ka pasur gjoba të tjera të vëna, disa edhe të paguara. Por, Bakiu kishte një veti që nuk fliste shumë. Të vetmit që mund t’i ketë treguar disa gjëra ishte Berti, vëllai tjetër, i cili rrinte edhe te karburanti i tij. Mbaj mend që gjoba e fundit ka qenë 500 mijë euro, e cila nuk u pagua dhe solli vrasjen e vëllait.

Nga sa di unë, sepse gjatë kërcënimeve të fundit kam qenë në Shqipëri, Bakiut i kishin kërkuar 500 mijë euro ata të bandës, ndërkohë që në të kundërt i kërkonin letrat e një toke që kishte në Tiranë. Bëhet fjalë për periudhën janar-shkurt 2005. Erdhi Ilir Stergu, me një tjetër për t’ia kërkuar këto para. Madje më thirrën edhe mua për një kafe. Një ditë tjetër, kur isha te karburanti, më telefonuan dhe më thanë se te “Varrezat e Dëshmorëve”, më priste Enver Dondollaku. Shkova, por aty nuk gjeta Dondollakun, por Leonard Priftin me pistoletë në dorë. Më kërkoi Bakiun, i thashe se Bakiu ishte në shtepi dhe telefonin e kisha lënë në lokal dhe nuk mund ta lajmëroja dot. Por po kthehesha ta lajmëroja dhe për gjysme ore do vija sërish aty. Mora vëllanë në telefon dhe i thashë të mos dilte në takim dhe i tregova se çfarë kishte ndodhur.

Natën që po festonim fitoren e zgjedhjeve të qershorit 2005, në sheshin ku ishim mbledhur, erdhi Leonard Prifti me një kapele në kokë dhe një djalë tjetër biond. Prifti qëlloi vëllain tim, Bakiun për vdekje, ndërsa ai ,djali biond, m’u qep mua për të më vrarë. U sulëm nga anë të ndryshme për të shpëtuar dhe më vonë mësova për vrasjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHERRI" ME PEDAGOGËT/ Zheji: Më nxirrnin jashtë, por unë merrja gjithmonë 9,10
Previous article VRASJA E IVANOVIC/ Një muaj burg për 3 të dyshuarit. Në kërkim është...

F.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT