• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSJA E GRUAS NË LUSHNJE/ Flet babai i të shpallurit në kërkim: Djali është në Greqi, ngjarjen e sajoi vetë 60-vjeçarja
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSJA E GRUAS NË LUSHNJE/ Flet babai i të shpallurit në kërkim: Djali është në Greqi, ngjarjen e sajoi vetë 60-vjeçarja

31 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shaip Hasalla, babai i Armando Hasallës që është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej një ditë më parë në Lushnje, ka folur për gazetarët dhe ka mohuar përfshirjen e djalit të tij.

Ai përsëriti të njëjtin version që djali i tij është në Greqi. Vetë Armando Hasalla komunikoi mbrëmjen e së enjtes me Klan News ku deklaroi që është në shtetin grek.

Shaip Hasalla: Në lidhje me ngjarjen unë nuk di gjë fare se çunat nuk janë këtu. Armando është në Greqi, ka 10 ditë ose 2 javë që ka ikur. Kurse Laerti ka ikur 2 netë përpara në Itali, ka vajtur tek vjehrri me gjithë nusen me dy kalamajtë.

Pyetje: Juve ju ka marrë në pyetje policia?

Shaip Hasalla: Po, na morën mbrëmë.

Pyetje: Çfarë kërkonte policia?

Shaip Hasalla: Policia ku ke qenë sot gjithë ditën. Ne dje ishim në gjyq për tokën, për ullinjtë dhe për djalin që na është vrarë. Mbaruam gjyqin në orën 15:00 edhe unë erdha në shtëpi. Sa erdha në shtëpi erdhi policia tha ke vrarë njerëz. Thashë unë nuk di gjë se çfarë është bërë rrugës. Edhe s’di gjë.

Pyetje: Ke folur me djemtë në telefon?

Shaip Hasalla: Fola. Më mori çuni jo unë. Më mori Armand në telefon që tha çfarë ka ndodhur andej. Erdhi policia këtu, nuk e di se çfarë ka ndodhur, po thonë që është bërë një plagosje.

Pyetje: Pse Afrim Hasalla ju akuzon juve dhe djemtë tuaj për plagosjen e djeshme?

Shaip Hasalla: Nuk e di se dje u bë gjyqi, u mor vendimi edhe do të hakmerret prapë.

Pyetje: Çfarë vendimi u mor nga gjykata?

Shaip Hasalla: Kastrioti u dënua 35 vjet. Afrim Hasalla 2 vjet burg. Marjus Hasalla 1 vit e 6 muaj. Brahimi është dënuar 200 mijë Lekë të reja për armëmbajtje pa leje.

Pyetje: Cilët janë këta personazhe?

Shaip Hasalla: Këta janë autorët që kanë vrarë djalin.

Pyetje: Vazhdoni të keni konflikte pas 2 vitesh me familjen tjetër Hasalla?

Shaip Hasalla: Nuk kemi pasur asnjë lloj konflikti. Unë kam parë punën time, hallin tim. Ja ka lënë drejtësisë këtë punë, ta zgjidhë drejtësia, jo unë si person.

Pyetje: Çfarë dyshoni? Është një ngjarje e sajuar apo diçka tjetër?

Shaip Hasalla: Për mendimin tim është një ngjarje e sajuar nga ana e tyre.

Pyetje: Pse mendon ta kenë bërë këtë?

Shaip Hasalla: Duan të hakmerren.

Pyetje: Djali që akuzohet është i gatshëm të përballet me policinë?

Shaip Hasalla: Djali është në Greqi tani, ku do vijë djali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NDER TË PAL KOLËS/ Banorët e BBV2 marrin nismën e veçantë: Lekët t’i shkojnë familjes së tij
Previous article USHQIM NË KËMBIM TË ARMËVE/ SHBA zbulon planin: Rusia do dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut për…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT