• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI NË TIRANË/ Kush është 29 vjeçari që u arrestua në Dibër, ja çfarë bëri në Itali
Home
Breaking News

PLAGOSI NË TIRANË/ Kush është 29 vjeçari që u arrestua në Dibër, ja çfarë bëri në Itali

30 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Para një muaji tentoi të vriste një 26- vjeçar në Tiranë, kapet i kërkuari. Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili prej 21 prillit ishte në kërkim për “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

I arrestuari është Aleks Mera, 29 vjeç, banues në Bulqizë. Zyrtarë të Policisë thanë se 29-vjeçari më datë 21 prill të këtij viti, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin Elson Murataj.

 Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore për veprat e kryera, ndaluan shtetasin A.M., 29 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje me dashje, mbetur në tentativë’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake’.
I arrestuari, Aleks Mera
I arrestuari, Aleks Mera

Ky shtetas, më datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga DVP Tiranë”, saktëson Policia.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e dy të rinjve në zonën e Fushë-Mëzezit në Tiranë, ndërkohë që Policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të 29- vjeçarit. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të rinjtë janë përplasur për shkak të një konflikti të momentit.

NGJARJA

Një 26-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në zonën e Mëzezit, në Tiranë. Elson Murataj u dërgua në Spitalin e Traumës pasi mori një plumb në këmbë. “Rreth orës 18:35 ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E.M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, në rrugën ‘Asdreni’ në FushëMëzez, Kashar. Shërbimet e Policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, bëri të ditur Policia lidhur me ngjarjen.

Murataj rezulton i dënuar dy herë nga Gjykata e Tiranës. Në 2013-n ai u arrestua, pasi ishte shpallur person në kërkim për plagosjen e një 16-vjeçari, në një lokal në zonën e Fushë-Mëzezit. Ngjarja kishte ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2012. Pas arrestimit nuk u provua autorësia e tij në plagosje, ndërsa Gjykata e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje. Ndërsa më datë 20 prill 2014, Murataj u arrestua sërish sepse u ndalua nga punonjësit e patrullës së Policisë së Komisariatit Nr.6 me mjetin tip “Volskvagen”, me targë AA 929 IZ, pa leje drejtimi.

U arrestua në Itali për dhunë ndaj karabinierëve

I riu nga Bulqiza, përveç plagosjes në Shqipëri, rezulton se është përfshirë dhe në një incident të ndodhur në Itali para 5 vitesh në Napoli. Karabinierët i bënë thirrje të ndalonte, por Aleks Mera shtoi shpejtësinë e makinës në përpjekje për t’ia mbathur. Pas një ndjekjeje të shkurtër, karabinierët e bllokuan makinën e tij.

Ai, në vend që të dorëzohej, filloi të godiste me grushte e shkelma karabinierët, të cilët pasi e neutralizuan me dhunë, i vunë prangat. Gjatë kontrollit të banesës së Aleksit u gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi makine e falsifikuar. Aleksi akuzohet për drejtim makine pa patentë, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe goditje e personit për shkak të detyrës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Dreka e gabuar Berisha- Meta, si fotografi e krizës!
Previous article PAK ORË PARA PROTESTËS SË OPOZITËS/ Shefi i NATO-s zbarkon të dielën në Tiranë

k.autor

Postime të ngjashme

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT