Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, i cili pas një zënke të momentit ka plagosur me armë zjarri bashkëshortoren.
Policia ka arrestuar një 30-vjeçar me inicialet A.N, i cili ka plagosur gruan me pistoletë në këmbë. Arsyet mbeten ende të paqarta por dyshohet se në kulmin e një konflikti mes bashkëshortëve në banesë, burri ka shkrepur armën duke plagosur bashkëshortoren.
Policia njoftoi se e reja pasi mori mjekim në spitalin Rajonal, u largua prej aty duke iu shmangur hetimeve.
Pistoleta me të cilën është kryer plagosja nuk është gjetur ende.
Një hetim ka nisur nga policia për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe armëmbajtje pa leje.


