Altin Merxhusi është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës në seancën e zhvilluar ditën e sotme, pasi akuzohet se tre ditë më parë plagosi me thikë tre persona në një lokal në zonën e Laprakës.
640-0-1680599365xrrapollari-440
Ai qëlloi duke lënë të plagosur një 63-vjeçar, vajzën dhe dhëndrin e tij italian të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Shkak për sherrin mes tyre dyshohet të jetë bërë fakti se autori kishte pasur disa konflikte me italianin që mbeti i plagosur.
Ai pretendon se kishte punuar me të dhe në fund nuk kishte marrë pagesat dhe ai e kishte larguar nga puna pa asnjë shpjegim.


