Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin bregdetar të Durrësit këtë të mërkurë, ku në një familje dibrane, djali 25-vjeçar, ka plagosur me thikë nënën dhe babanë pas një sherri në banesë.
Ai u arratis pas ngjarjes dhe disa orë më vonë, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit bashke me nusen e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1.
25 vjeçari thanë burimet që ka bashkëpunuar edhe me bashkeshorten për të vrarë nënën dhe babanë.
I riu, djalë i familjes që ka origjinën nga Dibra, thuhet se ka qenë i papunë.


