Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”, për 18-vjeçarin Daniel Drobaj.
18-vjeçari akuzohet se hodhi kapsollën e cila i dëmtoi rëndë gishtat efektives së “Shqiponjave” Ina Nuka gjatë protestës e cila degjeneroi në dhunë para Kuvendit ditën e enjte.
Drobaj u arrestua nga policia mbrëmjen e të premtes rreth 24 orë pas shpalljes në kërkim.


