• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI FQINJIN ME ARMË ZJARRI/ Prokuroria kërkon 20 vite burg për Gjergj Gjinin
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI FQINJIN ME ARMË ZJARRI/ Prokuroria kërkon 20 vite burg për Gjergj Gjinin

23 January, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg të 70-vjeçarit Gjergj Gjini i cili në muajin dhjetor të vitit 2020 plagosi me armë zjarri fqinjin e tij Hil Gjini. Ngjarja ndodhi në fshatin Balldre të Lezhës, teksa 43-vjeçari Hilë Gjini po dërgonte fëmijët në shkollë, u qëllua me armë nga fqinji sapo kishte dalë nga banesa me automjetin e tij tip “Benz”. Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes dhe në përfundim të hetimeve prokuroria ngriti akuzat “Vrasja me paramendim, mbajtja pa lejeve e armëve, armeve shpërthyese dhe municionit si dhe kanosja.

Tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendosë për fatin e 70-vjeçarit, i cili në qëndrimet e tij ka deklaruar se i kishte zënë pritë fqinjit për të trembur dhe se nuk kishte patur qëllim që të qëllonte me armë zjarri në drejtim të tij.43-vjeçari Hil Gjini u plagos mëngjesin e 1 dhjetorit të vitit 2020, teksa ishte në makinë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij.Këta të fundit fatmiresisht nuk moren dëmtime, pasi bashkëshortja e 43-vjeçarit arriti të zbresë nga makina dhe fillimisht ka mundur t’i ulë dorën e më pas t’i rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj. Policia arriti të prangosë autorin disa orë pas ngjarje si dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi armen e krimit dhe disa gëzhoja. Në deklarimet në polici 70-vjeçari ka deklaruar se fqinji i kishte helmuar delet shumë vite më parë si dhe kishin pasur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Peleshi: Emergjencat civile të gatshëm në të gjithë territorin
Previous article COVID-19/ Gjermania përballet me rritje të rasteve me Omicron, Berlini me shifrat më të larta

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT