• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSET ÇIFTI NË TIRANË/ Dollapë të hapur dhe sirtarë të shkatërruar, autorët kthyen përmbys vilën e biznesmenëve
Home
Breaking News

PLAGOSET ÇIFTI NË TIRANË/ Dollapë të hapur dhe sirtarë të shkatërruar, autorët kthyen përmbys vilën e biznesmenëve

20 January, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një çift bashkëshortësh, biznesmenë janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në vilën e tyre në Allias pas tentativës së grabitjes nga dy persona të armatosur. Të plagosurit janë Petrit Laze 61-vjeç dhe Aferdita Laze 59-vjeçe. Report Tv mëson se burri, Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallë ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark. Gruaja ka marrë një plumb në kofshë, por paraqitet në gjendje më të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në vilën e çiftit. Sipas policisë dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tyre për ti grabitur, por në momentin që janë konstatuar nga Petrit dhe Afërdita Laze, njëri prej personave ka  qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit duke i plagosur.

Ulërimat dhe thirrjet për ndihmë të çiftit janë dëgjuar nga fqinjët që kanë shkuar me shpejtësi dhe kanë lajmëruar policinë. Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se nga të dhënat e para, bazuar te grupi hetimor, autorët nuk kanë arritur që të marrin gjë, megjithatë vijojnë verifikimet. Petrit dhe Aferdita Laze janë me origjinë nga Skrapari dhe në Tiranë kanë ardhur në 1994, ndërsa kanë disa dyqane të prodhimeve të brumit (bukë, etj).  Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se ende nuk dihet më saktësi nëse autorët kanë arritur që të grabisin gjë nga vila e biznesmenëve, por sipas burimeve nga policia dollapët dhe sirtarët janë gjetur të hapur dhe të shkatërruar. Çifti ndodhet në spitalin e Traumës. Burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja ka një plagë në kofshë dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOJNË T'I GRABISIN/ Zbulohet poza e çiftit të biznesmenëve që u plagosën me armë (FOTO)
Previous article I DHUROI JUVENTUS FITOREN ME DOPIETË/ Ronaldo mesazh Interit pas fitores

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në... Aktualitet

"KUMBARI I KOKAINËS" DYSHOHET SE PASTROI 30 MLN EURO NË SHQIPËRI/ Komunikimet me vëllanë: Do sjell dhe 20 mln euro, futi në...

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln € Aktualitet

PASURITË E GRUPIT "DIZDARI" NËN SEKUESTRO/ Bllokohen prona, toka, vila, hotele e llogari bankare me vlerë 150 mln €

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT