Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në Fushë Krujë. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fush Krujës, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit. Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.
Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit.
Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.
Janë ende të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur babë e bir. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


