Policia e Kurbinit ka arrestuar dy të rinj si bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar të plagosjes së dy personave dy ditë më parë në Mamurras.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.