• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEATRI/ Artan Fuga: Do na rrahin e do na shkepin keq, po mjaft me thirrje për luftë trup me trup se nuk ua dalim dot
Home
Sociale

TEATRI/ Artan Fuga: Do na rrahin e do na shkepin keq, po mjaft me thirrje për luftë trup me trup se nuk ua dalim dot

19 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Artan Fuga kërkon nga opozita të bëjë politikë, jo thirrje për rezistencë trup më trup.

“Nëse opozita nuk emancipon programin politik për vetëadministrimin e institucioneve kultrore, artistike, mediatike publike, (teatri, opera, ansambli, radiotelevizioni, muzetë, institucionet shkencore, INSTAT, etj.) duke parashikuar depolitizimin e plotë të tyre, pra duke bërë edhe autokritikën e vet të thellë, edhe rrezistenca për teatrin tashmë të shembur, do të shkojë për lesh sikurse shkoi vetë teatri!

Madje do të shkojë për lesh edhe inteligjencia krijuese artistike duke mbushur radhët e të papunëve, të pijetoreve, ose të emigrantëve.

Ca duhet të lënë patetizmat uluritëse, autizmin, vetëlegjitimimin, u duket se janë mesi dhe vetëm ata janë heronjtë, duke e lënë rehat procesin e emancipimit politik, ose të kontribuojnë si ushtarë modestë për të!

Teatri u shemb. Krimi u bë. Rrezistenca fatkeqësisht dështoi. Tani luftra dhe beteja emancipuese ka nevojë të ndërmerren.

Mjaft me kundrasense, edhe do e mbrojmë trup më trup e gjak më gjak teatrin, edhe pse na ushtruan dhunë! Se hytë në një betejë trupash që dihej se e humlbnit në sekondë!

Dhunë sepse jemi pa të drejta qytetare, se nuk kemi shtet ligjor, sepse nuk kemi legjitimitet si qytetarë pa statuse juridike. Pa këto do të na rrahin e do të na shkepin madje!

Cfarë ekspertësh doni! Pse pak ekspertë shërbëtorë ka? Cfarë gjykate kushtetuese doni? Gjykata kushtetuese është me shumicë nga partia në pushtet! Cfarë kërkoni nga populli, të bëhet guerrilas profesionist??? Lëreni mo qytetarin rehat. Ai rreziston mijra herë më mirë sesa ne në format e tij, por ne na duket se rrezistenca jemi ne, sikurse i duket atij se shteti është ai!

Cfarë simetrie e çmendur! Vajte ti te minatorët, po te studentët, po te naftëtarët, po te pedagogët, po te astiriasit – veçse për të larë gojën -, përse do të vinë ata te ne, cfarë legjitimiteti kemi më shumë ne sesa ata që nënshkruan peticionin e qelbur të shkatërrimit të teatrit – dhe tani thonë se nuk e kemi nënshkruar – (shërbëtorë të ndyrë të selinizuar).

Mjaft me rezistencat trup më trup rrugëve që mbarojnë si shashka!

Shihni teatrin te Pallati i Kongreseve për të kuptuar se themelet e kulturës dhe artit të cliruar nga politika nuk mund të ngrihen nëse populli nuk ka të drejtë të zgjedhë përfaqësuesit e vet!

Mjaft me ulurima histerike që na fshehin thelbin ku po humbim gjithçka, po humbim veten”, shkruan Fuga.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Kush janë 24 të arrestuarit për falsifikimin e vizave, ja 4 veprat penale për të cilat akuzohen (EMRAT)
Previous article PLAGOSEN DY TË RINJ NË MAMURRAS/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët, në kërkim autori

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT