• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSËN 18 VJEÇARIN/ Zbardhet sherri. Babë e bir iu sulën të riut, pasi …
Home
Breaking News

PLAGOSËN 18 VJEÇARIN/ Zbardhet sherri. Babë e bir iu sulën të riut, pasi …

13 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje nga plagosja me arme zjari e 18-vjeçarit dje në Tiranë, pas një konflikti që ka pasur me dy persona. Babë e bir, i kanë kërkuar te riut shpjegime se përse u zuri rrugën me kamion. I plagosuri është Mikel Shira, i cili ndodhej si pasagjer në kamionin që drejtohej nga shoku i tij.

Ai ka marrë një plagë arme zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërsa autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, sipas Policisë janë shtetasit Abedin dhe Steljo Ismailati, 56 e 22 vjeç, babë e bir.

Policia deri tani ka arrestuar 56-vjeçarin Abedin Ismailati, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë që është gjetur në vendin e ngjarjes, me të cilën dyshohet se është plagosur adoleshenti. Ndërsa mbrëmjen e djeshme është shoqëruar edhe djali i tij, Steljo Ismailati, si bashkautor të ngjarjes.

Burime nga grupi hetimor thanë se debati mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur për motive banale në një rrugë të ngushtë në zonën e Selitës në Tiranë. Babë e bir, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Golf”, me pretendimin se po vonoheshin për të kaluar në kthesën që ishte zënë nga kamioni, kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Shoferi ishte shoku i të plagosurit Shira, ndërsa të dyshuarit i kërkonin llogari pse u kishte zënë rrugën dhe po i pengonte për të lëvizur. Në debat ka ndërhyrë edhe 18-vjeçari dhe sipas burimeve ka pasur edhe një sherr të ashpër verbal me tone të larta. Në këtë kohë, ai është qëlluar me pistoletë në këmbë, ndërsa babë e bir janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi kanë hedhur armën në tokë.

Burimet thonë se ende nuk është saktësuar se cili nga të dyshuarit ka qëlluar me armë. “Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin Abedin Ismailati, 56 vjeç, si dhe në mbrëmje u kap i biri, Steljo Ismailati, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Selitës, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin Mikel Shira, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MYSLIMAN I DEVOTSHËM/ Ja si e trajton KHABIB bashkëshorten e tij, e mbulon me...
Previous article ASKUSH NUK I DI/ Zbuloni përfitimet e birrës

F.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT