• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE/ Veliaj thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht!
Home
Politikë

PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE/ Veliaj thirrje qytetarëve: Dilni votoni masivisht!

14 May, 2023 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në votime. Në një intervistë për Top Albania Radio, Veliaj komentoi ngërçin e identifikimit elektronik në disa qendra votimi. Ai tha se pas këtij ngërçi momental që tashmë është zgjidhur, është koha që qytetarët të votojnë.

“Nuk ka rëndësi fare se për kë votoni, por është shumë e rëndësishme që të votojmë dhe kuptojmë verdiktin popullor për propozimin që kemi bërë dhe për kandidatët. Shpresoj shumë që do rikuperohet gjatë ditës. Ajo që ndodhi është problem, por fatmirësisht nuk është një gjë që është organizuar nga shteti, nga qeveria, ose nga bashkia. Një “X” numër pajisjesh nuk kishin funksiononin.

Tani kemi 2 mundësi, o të analizojmë pse kjo është gjë e keqe, ose të bëjmë të gjithë bashkë ç’është e mundur që ata qytetarë, sidomos pensionistët, pasi janë ata kryesisht që dalin të parët. Të moshuarit dalin herët, pinë kafen, bëjnë atë adetin e votimit, kështu që është mosha e 3-të ajo që kryesisht është prekur dhe lutja ime për nipat, për mbesat, për të afërmit, është që t’i shoqërojnë të rikthehen sërish në qendrat e votimit.

Nuk ishte një ngërç politik, ishte një ngërç teknologjik dhe tani që çdo gjë është rikthyer në normalitet, edhe radhët kanë rënë, koha është e freskët dhe nuk është ajo vapa tipike e proceseve që ndodhin në prag vere, gjykoj që para se të bëjmë analizën e çfarë ndodhi, hajde tani të rikuperojmë sa mundemi deri në fund të ditës së votimit”, tha Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTON/ Vijon procesi zgjedhor në burgun e Fierit, votojnë 132 të dënuar
Previous article FOTOGRAFUAN VOTËN/ Shoqërohet në polici çifti i të rinjve në Konispol

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT