Edmond Dodaj është vënë në prangat e policisë së Laçit pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga të tjerë shqiptarë. Banda operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre kriminale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


