• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PJESË E BANDËS SË GËZIM ÇELAJT/ Foto e skafistit Arben Dalipaj! ‘Fantazma e Mesdheut’ i shpëtoi policisë në aksionin e Fushë Kuqes
Home
Aktualitet
Kronikë

PJESË E BANDËS SË GËZIM ÇELAJT/ Foto e skafistit Arben Dalipaj! ‘Fantazma e Mesdheut’ i shpëtoi policisë në aksionin e Fushë Kuqes

16 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që shihni në foto është Arben Dalipaj, skafisti i bandës së Gëzim Çelajt në Fushë Kuqe i cili i shpëtoi policisë dhe Guardia di Finanzias në aksionin në Luginën e Patokut.

Dalipaj, i njohur me pseudonimin ‘Kapelja’ si dhe ‘Fantazma e Mesdheut’ është me origjinë nga Vlora, nga ku mori edhe ‘famën’ si skafist dhe trafikant i zoti. Eksperti i kriminalistës, Ervin Karamuço, ka zbuluar më tepër për Arben Dalipajn.

“Disa madje janë ngritur dhe në gradë. AMP ka bërë punë gjatë kësaj kohe, por nuk ka prekur nivele të larta të policisë së shtetit, është marrë me nivelin zbatues të policisë. Vetëm SPAK është marrë me nivele të larta. Dhe ne e kemi të pavarur SPAK nga policia. Por çfarë ishin këta 3 personat? Njëri ishte fantazma e Mesdheut, kështu i thonë. As fotografi nuk i gjejnë. Merret me linja nga Afrika e Veriut, në Marok, në Turqi e Itali, ai është më i shpejti e më i pakapshmi. Madje që nga koha kur Luan Rama ka qenë ministër i Brendshëm,” tha Karamuço.

Por, ish-shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, ka bërë një status ku sqaron se fantazma e mesdheut që askush nuk e njihte është Arben Dalipaj.

“Lexova sot në media se ca “koka” të mëdha që bëjnë ekspertizën e krimit në vendin tonë deklarojnë se Arben Dalipin, sjafisti e famshëm s’e njef askush dhe se s’ka asnjë foto të tij. Sa për fillim po jua dergoj foton unë nga Zvicra meqe ju aty nuk keni mundesi l, dhe së dyti gugulloni pak emrin tim dhe lexoni..do mesoni shumë për këtë trafikant që na e bëtë kaq të famshëm deri në fantazmë“, shkruan Zagani.

Më herët, Zagani ka rrëfyer lidhjet e biznesmenit vlonjat, Arben Dalipaj me trafikun e drogës dhe me politikanë.

Ai ka treguar se si e trafikonte ai drogën dhe si u pengua të hetonte për Dalipajn. Sipas tij, biznesmeni vlonjat kishte investuar në disa koncesione hidrocentralesh. Zagani thotë se tentoi ta përgjonte Dalipajn, por u pengua që të vendoseshin përgjuesit në shtëpinë dhe makinën e tij. Ai shton se në shtëpinë e Dalipit ka patur një çantë me 20 kg kokainë dhe 3 milionë euro cash.

Skema e trafikantëve në Fushë Kuqe:

Policia në bashkëpunim me SPAK kishin informacion për një shkëmbim të mundshëm në det të hapur në zonën e Patokut. Ish polici Amarildo Ismailukaj u zbulua në saj të përgjimeve për komunikimet e tij të shpeshta me skafistin Arben Dalipajn (i vetmi që ja doli të arratiset më 15 gusht).

Ismailukaj jepte me qira gomonet me të cilat transportohej hashashi dhe në këmbim merrej kokaina, të cilën e sillnin nga Kepi i Rodonit 2 ukrainas (të arrestuar), shkëmbimi bëhej gjatë ditës, në det të hapur. Pasi bëhej shkëmbimi, skafisti Dalipaj shkonte të dorëzonte drogën e shkëmbyer (pra kokainën), në restorantin ‘Royal Blue’ në pronësi Nderim Çelës nipit të Gëzim Çelës i cili ka edhe një resort në këtë zonë. Më pas, Ismailukaj shkonte në restorant për të marrë gomonet. Policia i gjeti 10 mijë euro në kroskotin e makinës, çka e shtyu të dyshonte se edhe ish polici ishte i përfshirë.

Por teksa Gëzim Çelaj ishte në kërkim ndërkombëtar, shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj përpos se ishte në dijeni se ku gjendej ‘baroni i drogës’ e shoqëronte atë dhe trafikantët e tjerë me makinë. Policia ndërhyri pasi bënë shkëmbimin në det, sapo i pikasën ukrainasit i kanë vënë flakën kanabisit ndërsa skafisti Dalipaj me pseudonimin ‘Kapelja’ u arratis, dyshohet se mori edhe kokainën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË DRAMATIKE NË GAZË/ Spitalet e stërmbushura buzë kolapsit, autoritetet: Kjo është lufta më vdekjeprurëse mes Izraelit e Hamasit
Previous article DETAJE NGA SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT/ Rama dhe liderët e BE fjalime përshëndetëse, Macron-it i akordohet titulli i veçantë

s.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg Aktualitet

I DËNUAR PËR PËRDHUNIMIN E NJË 18-VJEÇAREJE/ 35-vjeçari shqiptar rikthehet në Angli duke thyer urdhrin e dëbimit, përfundon sërish në burg

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës Aktualitet

DETAJET NGA NGJARJA MAKABRE NË ATHINË/ 45-vjeçarja shqiptare po vizitonte të bijën, partneri e vrau dhe më pas i dha fund jetës

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në… Aktualitet

TRONDITET GREQIA/ Gjenden të ekzekutuar me armë zjarri burri dhe gruaja nga Shqipëria, trupat u gjetën në…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT