News 24 është rikthyer, në zonën e Don Boskos në Tiranë, në lokalin ku një ditë më parë, mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.
Në lokal, ende janë të dukshme shenjat e krimit të një dite më parë, ndërsa një prej fasadave të xhamit, është hequr, pasi u bë shoh nga plumbat.
Ai shkruan se viktima e krimit, Erion Çela, i cili më parë mbante edhe emrin Adriatik, konsumonte cdo mëngjes kafen në këtë lokal, ku ngjitur me të kishte biznesin e tij, një dyqan tabachino.
Mësohet se 35 vjeçari ishte në tavolinë me të vëllanë e tij, Blerim Çela, dajën Edmond Crroj i skeduar me precedentë në Itali, si edhe një mik të tyre, i cili kishte ardhur nga Durrësi, për të konsumuar një kafe me ta.
Bezat tha se plumbat kanë depërtuar në lokal, por fatmirësisht ngjarja nuk mori përmasa edhe më tragjike, për shkak se në momentin e të shtënave, lokali ishte plot./BW


