• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Piktura ekspresive e të fuqishme, artisti Joni Kraja prezanton ekspozitën
Home
Kulturë
Art

Piktura ekspresive e të fuqishme, artisti Joni Kraja prezanton ekspozitën

9 March, 2018 Ina.Autor Art, Kulturë

Artisti Joni Kraja ka prezantuar ekspozitën me pikturat e tij ekspresive e të fuqishme. Ekspozita që sjell Joni Kraaj në Gallery 70, përfshin 5 vepra në format të madh që i prezantohen publikut për herë të parë dhe i përkasin periudhës 2013 – 2017. Një interpretim i Hayez Meditation dhe katër kompozime, ekspozohen në muret e galerisë në një narrativë jo konvencionale duke thyer rregullat akademike të distancës dhe të hapësirës. Duket si një storyboard-i i kuruar në mënyrë artistike që deformon kufijtë midis telajove dhe ashtu si një tabllo jetësore, ngjarjet dhe personazhet bashkohen dhe mbivendosen në mënyrë kaotike duke u shkrirë në një imazh të vetëm.

Piktura ekspresive dhe të fuqishme, me tekstura, dritëhije, intensitet në ngjyra dhe nervozizëm të shqetësuar në penelata; figura njerëzore në bardhë e zi që tingëllojnë të pambaruara; një njollë boje spontane, impulsive, e papërpunuar, bruto që derdhet mbi kanavacë dhe mbulon format njerëzore dhe shkrihet me hapësirën, vjen si një simbolikë e jetës dhe e të papriturave që ajo na servir pa pyetur për gjendjen në të cilën ndodhemi, ndërkohë që një trajektore e errët diagonale me konture të drejta e të prera qartë, që përshkon tejpërtej telajon duket si sinonimi vizual i fijes umbelikale që mban të lidhur realitetin me ëndrrën, jetën me vdekjen, të sotmen me të përtejmen.

Ankthi, frikërat e të jetuarit në një univers të panjohur e armiqsor thuhet se kanë të bëjnë me ndjenjat e pafuqisë, vetëmashtrimit dhe largimin nga realiteti, por sa i vlefshëm është ky gjykim kur shohim këto kompozime? “Një pikturë nuk mbaron kurrë për aq kohë sa unë marr frymë …” shprehet autori.

“Figurat e Jon Krajës janë njëkohshëm brutale dhe të buta, të shkujdesura dhe elegante. Ekspozita është si një triller romantik që të krijon pështjellim të brendshëm sikur gjendesh përballë një krimi pasioni. Trupat dallgëzojnë shqetësueshëm mbi pëlhurë për të përfunduar thellë në skutat më të fshehta të shpirtit. Një përafrim fizik ndaj së vërtetës të jetës, por jo sepse artisti dëshiron të paraqesë një objekt natural real në trupëzimin e vet, jo sepse do të japë iluzionin e një trupi të gjallë por sepse ndjen përndezjen që shkakton bukuria e formës organike që dominon tërësisht forcën e vullnetit të tij artistik” thotë Ardian Lama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elis Bakaj prezantohet te Shakhtyor Soligorsk
Previous article Sara Hoxha na futi në krevat! Ja si duket dhoma e saj dhe Ledionit (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT