• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PIKTOR EDHE ARKITEKT I NJOHUR/ Maks Velo: Lëvizjet e artit primitiv, më çuan tek arti modern (VIDEO)
Home
Kulturë

PIKTOR EDHE ARKITEKT I NJOHUR/ Maks Velo: Lëvizjet e artit primitiv, më çuan tek arti modern (VIDEO)

25 February, 2020 k.autor Kulturë

Piktori edhe arkitekti i njohur Maks Velo na rrëfen gjurmët e lëvizjeve të valltarëve, dasmorëve edhe gjëmëtarëve në albumin e botuar së fundmi “Vizatime shqiptare”. Teksa rikthehet në retrospektivë ai kujton se si në vitet 1957-’60 nëpërmjet marrëdhënieve të të moshuarve dhe të rinjve nga Veriu në Jug ka prekur fundin e një epoke biblike mijëravjeçare primitive në Shqipëri. Ky primitivitet ka qenë zbulimi i madh,që skundër tregon për “ReportTV” i ka hapur perden, ku luhej shfaqja e “Artit modern”.

“Unë kam marrë gjithmonë kënaqësi nga kontakti me këta njerëz. Fillimisht kam shkuar në ato vende që ishin më afër, tek gratë malësore të Tiranës, si në Shëngjergj dhe Shën Mëri. Ky kubizëm gjendej në artin popullor dhe vinte mijëra shekuj më parë, ndërsa arti zyrtar nuk e shpjegonte dot. Ato veshje popullore ishin shumë të rehatshme në lëvizje, jo se ishin bërë enkas për kubizëm. Kur të gjithë mendonin se çfarë bën Maksi? Ky ishte kontakti i parë me artin modern. Është arti primitiv që ka sjell modernitetin. Kështu ka ndodh edhe me kubizmin në Paris, në fillim impresionistët patën shumë kontakt me artin japonez, e më pas me atë afrikan”, rrëfen piktori Maks Velo.

LEXO EDHE:
“Tirana e Vjetër”, studiuesi Gazmend Bakiu rrëfen se çfarë duhet ruajtur!

Zonat e Tiranës, Kukësi apo Mirëdita  kanë qenë vendet që kanëlënë më shumë gjurmë tek Velo gjatë regjimit socialist, prandaj piktori u rikthehet sërisht në artin e tij.  Druvarët, valltarët, mortorët apo ritualet sot nuk ekzistojnë më, sepse njerëzit edhe institucionet nuk i kanë ruajtur, duke kërkuar modernitetin duke shkatërruar.

“Të ruash traditën duhet kulturë. Shikoj se si po shembet tradita për të arritur modernitetin, por moderniteti vjen në mënyrë të natyrshme, jo duke prishur edhe duke shembur”, thotë Velo.

Ritet që dikur bëheshin në një ceremoni mortore në Veri të vendit, Velo i krahason me ato rituale të periudhës helenistike, që i gjejmë në veprat e Homerit.

“Fakti që asnjë piktor tjetër nuk ka bërë asnjë viztim për këtë. Unë e kisha një gjë shumë të rëndësishme, sepse kjo traditë vjen që nga Homeri, 3000 vjet para. Kur heronjtë e Homerit  vriteshin, të njëjtën gjë bënin edhe miqtë e tij çirreshin me gjak. Unë ruaja momentin për ta bërë. Prandaj, ky libër është një afrim, një lexim, një zbërthim shumë i lehtë i etnosit tonë. Pasi është prioritet i artit figurativë, që në një sentencë të zbulon të gjitha elementët e etnosit”, tregon  piktori Velo.

Zhvillimi i artit pamor si të gjithë zhanret  e tjerë të arteve në vendin tonë, sipas Velos, është i dobët, sepse artistët nuk dinë të orientohen për shkak të tre faktorëve.

“Faktori i parë është se artistët tanë nuk janë në gjendje që të vlerësojnë vetveten. Faktori i dytë është që nuk kemi asnjë kritikë të vlerësuar në mënyrë ndërkombëtare. Edhe e treta, kjo situatë po shfrytëzohet nga disa njerëz”…

Piktori edhe arkitekti Maks Velo përfundon se pas albumit “Vizatime shqiptare” do të botojë novelën “Baba mos u kthe”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS NË ARGJENTINË/ Ja momenti kur trajneri përplaset me arbitrin e katërt! (VIDEO)
Previous article TË SPECIALIZUAR PËR VJEDHJE BANESASH/ Policia identifikon tre shqiptarët që bënin kërdinë në banesat e italianëve

k.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT