• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PIKNIK NË KOHË PANDEMIE DHE PLUMBA/ Mes të hetuarve edhe vëllai i Presidentit Thaçi
Home
Rajon

PIKNIK NË KOHË PANDEMIE DHE PLUMBA/ Mes të hetuarve edhe vëllai i Presidentit Thaçi

8 May, 2020 s.autor Rajon

Rreth 50 plumba janë shkrepur në piknikun në kohë pandemie, ku kishin marrë pjesë zyrtarë shtetërorë e familjarë të politikanëve.

Kjo ngjarje ndodhi në Shalë të Bajgorës, raporton KOHA.

Në këtë piknik merrnin pjesë zyrtarë policorë, ata të Ministrisë së Drejtësisë, familjarë të politikanëve e persona të dënuar.

Meqë ngjarja ka ndodhur në zonën e Mitrovicës, hetimet janë duke u kryer nga policia e këtij qyteti.

Hetimet bëhet e ditur se janë duke u zhvilluar edhe ndaj personave jozyrtarë. Në mesin e tyre është Nazmi Thaçi vëllai i presidentit Hashim Thaçi dhe vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa.

Drejtoresha e Policisë Rajonale në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, ka konfirmuar se armët e familjarëve të politikanëve janë konfiskuar.

Mikullovci gjithashtu ka treguar se tashmë janë intervistuar palët e gjithashtu është bërë shikimi i vendngjarjes.

“Hetuesit kanë marrë disa veprime hetimore të cilat janë të zakonshme si në çdo rast tjetër: vendshikimi, konfiskimi i dëshmive, intervistimi i palëve… Nesër e pasnesër finalizohet intervistimi. Armët janë konfiskuar, posaçërisht ato që kanë qenë të ekspozuara, dhe me urdhër të prokurorit dhe me vendim të gjykatës ato shkojnë për ekspertizë”, ka thënë Mikullovci.

Policia e Kosovës është duke e hetuar vetëm pjesën e qytetarëve e Inspektorati policor atë të zyrtarëve policorë.

Muajin e kaluar, shefi i Njësive Speciale, Amir Gërguri, ka qenë njëri nga zyrtarët që nuk i ka zbatuar masat e emergjencës.

Në shoqërinë e një zyrtari policor dhe drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, ata janë parë teksa bënin qejf me birra e me meze.

Siç i kanë thënë burimet KOHËS, por edhe nga fotografitë e bëra publike, me këta zyrtarë shtetërorë kanë qenë edhe vëllezërit e politikanëve, përkatësisht Hashim Thaçit e Rustem Mustafës.

Në “piknik” kanë qenë edhe të tjerë persona, përfshirë edhe Blerim Poterën, i njohur për drejtësinë dhe i dënuar më parë.

Pas raportimit të KOHËS, Gërguri dhe të tjerë persona zyrtarë të përfshirë janë suspenduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RINDËRTIMI NË LAÇ/ Shemben 26 pallate dhe dhjetëra godina të institucioneve publike
Previous article ZBULIMI I RI I SHKENCËTARËVE/ "Ky është rreziku më i madh për t’u infektuar me koronavirus"

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT