• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PIKAT E MARRËVESHJES SARRAJ-HAFTAR/ Conte dhe Erdogan: Rrugë e përbashkët nën kujdesin e OKB-së
Home
Nderkombetare

PIKAT E MARRËVESHJES SARRAJ-HAFTAR/ Conte dhe Erdogan: Rrugë e përbashkët nën kujdesin e OKB-së

13 January, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Stop dërgimit të trupave turke në Libi, armëpushim nën mbikëqyrjen e Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara, tërheqje e militantëve të ndërsjellë në kazerma dhe një zgjidhje politike’, – janë këto disa nga pikat e marrëveshjes midis Kryeministrit libian Fayez al Sarraj dhe Gjeneralit Khalifa Haftar.

Sipas ‘Al Arabiya’ Kryeministri libian Fayez al Sarraj dhe Gjenerali Khalifa Haftar kanë rënë dakord për një marrëveshje që pritet të firmoset në Moskë.

‘Stop dërgimit të trupave turke në Libi, armëpushim nën mbikëqyrjen e Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara, tërheqje e militantëve të ndërsjellë në kazerma dhe një zgjidhje politike’, – janë këto disa nga pikat e marrëveshjes midis Kryeministrit libian Fayez al Sarraj dhe Gjeneralit Khalifa Haftar.

Ushtria e vetëquajtur Libiane Kombëtare (LNA) në Haftar do të ketë si detyrën e saj më të rëndësishme luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu asaj do t’i besohet
kontrolli i sigurisë së puseve të naftës dhe gazit, ndërsa portet detare dhe tokësore do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes ndërkombëtare.

Conte dhe Erdogan: Rrugë e përbashkët nën kujdesin e OKB-së

Udhëheqësi turk njoftoi praninë e tij në konferencën e Berlinit më 19 janar, me BE dhe Rusinë. Bashkimi Europian, Turqia dhe Rusia do të marrin pjesë në samitin e Berlinit mbi Libinë, i cili ka të ngjarë të jetë në 19 janar.

Për kryeministrin Giuseppe Conte “Bashkimi Europian do të ketë një rol të madh për të garantuar paqen e qëndrueshme, por edhe Presidenti Erdogan, Rusia dhe të gjithë aktorët e tjerë, përfshirë edhe ata libianë”.

Për udhëheqësin turk, “prania e OKB mund të jetë e përshtatshme si vëzhgues”.

“Armëpushimi mund të jetë një masë shumë e pasigurt nëse nuk përfshihet në përpjekje edhe bashkësia ndërkombëtare për të siguruar stabilitetin në Libi,” –tha kryeministri Italian Giuseppe Conte në konferencën e përbashkët për shtyp me Erdogan.

Forcat libiane të gjeneralit Khalifa Haftar më herët kanë njoftuar se pranojnë apelin për armëpushim, i rënë dakord midis Rusisë dhe Turqisë.

“Komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Libisë Arabe ka shpallur armëpushim dhe përfundimin e operacioneve ushtarake nga mesnata e 12 janarit, me kusht që pala tjetër të pajtohet me armëpushimin”- kjo u konfirmua edhe nga gjenerali Ahmed Al Mismari, zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane e udhëhequr nga Haftar, i cili tha se “Përgjigja do të jetë e ashpër në rast të ndonjë shkeljeje të armëpushimit”.

Me rrezikun e një përshkallëzimi të pakontrollueshëm të situatës, Italia nuk mund të qëndronte në dritare, kështu Kryeministri Giuseppe Conte takoi kreun e qeverisë së Tripolit Fayez Al Serraj për 3 orë në Romë.

“Forcat e Haftarit kanë pranuar armëpushimin, ky është hapi i parë për të nisur një zgjidhje politike. Ende një rrugë e gjatë për të bërë, por drejtimi është ai i duhuri.” Shkruajti Conte në Twitter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAKISTAN/ Gjykata e Lartë anulon dënimin me vdekje të ish-presidentit Pervez Musharraf
Previous article IRONIZON ALBIN KURTIN/ Këshilltarja e Haradinaj: Po zvarrit procesin dhe po luan spektakle fëmijënore

k.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët Botë

RIKTHEHET ALEANCA TRUMP-MUSK/ Pas përplasjes, miliarderi përgatit 100 milionë dollarë për republikanët

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë Botë

“STATUSET NUK NDRYSHOHEN ME URDHRA”/ Irani i përgjigjet Trump: Ngushtica është iraniane dhe do mbetet e tillë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave” Botë

FARAGE MERR MANDATIN E DEPUTETIT/ “Armiku” i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT