Ndërsa fillon një vit i ri dhe palestra bëhet prioritet, një grua paralajmëron mbi rreziqet e pijeve energjike.
Bashkëshorti i Cassondra Reynolds, John, ishte vetëm 41 vjeç kur vdiq pasi kishte kaluar një arrest kardiak nga një pije energjie.
Edhe pse John-i stërvitej dhe kishte një zemër shumë të fortë, mjekët i thanë Cassondra-s se vetëm një ose dy pije energjie në ditë mjaftonin për të shkatërruar zemrën e dikujt.
Daphne Buxman-Carley është një tjetër grua që i njeh mirë rreziqet e këtyre pijeve popullore. Kevin Carley, bashkëshorti i Daphne-s, përfundoi në gjendje kome pasi ra në një pistë vrapi në palestër.
Ishte një mëngjes i zakonshëm të shtune, kur Kevin-i vendosi të konsumonte një pije energjike para stërvitjes në palestër.
Këto pije janë shumë të zakonshme në ditët e sotme dhe mund të gjenden lehtësisht në çdo dyqan. Vetëm pak minuta pasi filloi të vrapojë në pistë, Kevin-i kaloi në arrest kardiak.
Fatmirësisht, ai i mbijetoi arrestit kardiak, por nuk ndodh gjithmonë kështu.
“Dua vetëm që njerëzit të kuptojnë se e njëjta gjë mund t’u ndodhë lehtësisht dhe atyre” , tha Cassondra Reynolds mes lotëve.
Shumë njerëz nuk i njohin rreziqet dhe përbërësit e dyshimtë të pijeve energjike, sidomos para stërvitjes. Por Cassondra shpreson që duke treguar historinë e saj dhe atë të të tjerëve, njerëzit do të fillojnë të kuptojnë efektet e dëmshme që këto pije mund të shkaktojnë.