• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PFIZER”/ Studimi i parë në Shqipëri: Antitrupat ndryshuan sipas gjinisë e moshës. Efektet…
Home
Sociale

“PFIZER”/ Studimi i parë në Shqipëri: Antitrupat ndryshuan sipas gjinisë e moshës. Efektet…

3 June, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Në studimin e parë të nivelit të antitrupave për Covid-19 të bërë në Shqipëri tregohet se pacientët e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer-Biontech kanë pësuar rënie të antitrupave.

Të dhënat tregojnë se nuk ka një tregues të efekteve negative post-vaksinë. Gjithashtu, është konstatuar se përgjigja imunitare është më e ulët tek individët më të mëdhenj se 50 vjeç, se sa të rinjtë.
Studimi u përgatiti nga infeksionisti Edmond Puca në shërbimin e sëmundjeve Infektive, QSUT, Ridvana Mediu nga departamenti i Shkencave Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë dhe Ariol Rama nga Kolegji Logos.

“Të dhënat tona nuk zbulojnë asnjë ndryshim statistikisht domethënës të titrave të SARS-CoV-2 IgG midis pacientëve mbi dhe nën 55 vjeç pas vaksinimit. Gjinia ishte gjithashtu një faktor i rëndësishëm në përgjigjen imune të shkaktuar me vaksinim. Veçanërisht femrat kishin një përgjigje më të fortë imunitare dhe një rënie më të shpejtë të titrit të antitrupave në krahasim me meshkujt”, thuhet më tej në studim.

Studimi u krye në bazë të analizave të kryera nga ekspertët.

Studimi i botuar në revistën mjekësore ” The Journal of Infection in Developing Countries”, përfshinte 187 pacientë të përzgjedhur rastësisht. Ata kishin kryer ekzaminime laboratorike në Laboratorin e Dr. Limbach në Shqipëri.
Pacientët u ndanë në grupin e rasteve që përfshinte 119 pacientë me antitrupa pozitivë SARS-CoV-2 IgG, me dy doza. Në këtë grup mosha mesatare ishte 49-vjeç.

Ndërsa grupi i dytë përfshinte 68 pacientë që ishin negative për antitrupat SARS-CoV-2 IgG. Mosha mesatare në këtë grup ishte 43-vjeç.
Të dy grupet, kishin moshë dhe gjini të ngjashme dhe nuk kishin probleme të tjera shëndetësore.

Ekspertët kanë shkruar se është demonstruar edhe roli i estrogjenit tek gratë si një rregullator i rëndësishëm i uljes së enzimës 2 të konvertimit të angiotenzinë, e cila është një receptor i njohur i SARS-CoV-2.

Sipas të dhënave, shprehja e gjeneve të kromozomeve X dhe Y gjithashtu ndikon në përgjigje të ndryshme imunologjike ndaj vaksinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U DËRGUAN PËR TË VRARË ZELENSKYN/ Grupi famëkeq “Wagner” pëson humbje të mëdha në Ukrainë
Previous article VËMËNDJE/ Ilaçi natyral për veshkat e pastra, sekreti fshihet vetëm te një frut

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT