• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pezullohen 100 leje mjedisi, ricikluesit: PO FALIMENTOJME
Home
Sociale

Pezullohen 100 leje mjedisi, ricikluesit: PO FALIMENTOJME

7 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka pezulluar aktivitetin për 100 biznese që operojnë në sektorin e përpunimit, grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve në Tiranë.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Ricikluesve, dje, gjatë një konference për shtyp, deklaruan se vendimi i Inspektoratit të Mjedisit për pezullimin e lejeve është i jashtëligjshëm. Kryetari i Bashkimit të Prodhuesve, Filip Gjoka, u shpreh se ky aksion është represiv, çka po dëmton financiarisht këto sipërmarrje.

Bizneset kërkuan heqjen e vendimit për pezullim të aktivitetit të tyre, në rast të kundërt, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Subjekte private prej muajsh vazhdojnë të jenë pre e një seri masash administrative arbitrare dhe të jashtëligjshme, që kanë kulmuar me revokimin dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe për rrjedhojë, ndërprerjen e aktivitetit të 100 subjekteve, duke nëpërkëmbur të drejtat kushtetuese për të ushtruar aktivitetin dhe atë të pronësisë private, duke dëmtuar rëndë financiarisht këto sipërmarrje. Në rast se do të vazhdojnë me heqjen e lejeve, dhe nëse këto masa represive do të shtrihen edhe në biznese të tjera, ata i pret falimentimi”, u shpreh Gjoka.

Bizneset u shprehën se bllokimet e lejeve nuk kanë bazë ligjore. “Bllokimet duhet të kenë një bazë ligjore. Unë, në qoftë se penalizohem, ka një ligj. Që të më hiqet licenca mjedisore, ose siç i thonë këta me fjalë të bukur, ‘pezullim’, është neni 66 te ligji i mjedisit, që ka një sërë pikash. Në rast se Inspektorati ka dhënë masa sipas atyre pikave dhe ne si biznes s’i kemi zbatuar, atëherë hajde më pri dhe kokën”, u shpreh Arben Resuli, sipërmarrës në sektorin e grumbullimit të mbetjeve.

Bizneset kërkuan të ndalet pezullimi i lejeve dhe të hapet rruga e dialogut, në rast të kundërt ata pohuan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private. Të rikthehet ligjshmëria duke anuluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe licencave”, u shpreh Gjoka.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga Shqipëria tek Atletiko, këto janë 600 golat e Mesit. Argjentinasi nuk di të ndalet
Previous article Nuk bëjmë seks me jave të tëra, shkak... snapchati

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NUK NDALET DORIAN PUKA/ Video duke “ushqyer” qentë me kartëmonedha paund, The Telegraph vijon të sfidojë qeverinë angleze Aktualitet

NUK NDALET DORIAN PUKA/ Video duke “ushqyer” qentë me kartëmonedha paund, The Telegraph vijon të sfidojë qeverinë angleze

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë Aktualitet

MARKA LUKSOZE PA DOKUMENTA DHE SHITJE PA KUPON/ Goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT