• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PEZULLIMI I MARRËVESHJES PËR EKSPORTIN E GRURIT/ SHBA-ja kritika Rusisë. Reagimi i Blinken
Home
Botë

PEZULLIMI I MARRËVESHJES PËR EKSPORTIN E GRURIT/ SHBA-ja kritika Rusisë. Reagimi i Blinken

30 October, 2022 s.autor Botë

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezullimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lehtësuar eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi, duke thënë se Moska po e përdorë krizën ushqimore si armë në luftë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i kërkoi Moskës më 30 tetor që “të rifillojë pjesëmarrjen e saj në iniciativë”, duke shtuar se që nga fundi i korrikut marrëveshja kishte mundësuar eksportin e më shumë se nëntë milionëve tonë drithëra, gjë që ka bërë të “ulen çmimet në mbarë botën dhe ka qenë jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”.

Rusia njoftoi sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 29 tetor se ka pezulluar marrëveshjen, me arsyetimin se nuk mund të “garantonte sigurinë e anijeve civile” që udhëtonin sipas paktit. Moska përmendi gjithashtu “sulmet terroriste” kundër flotës së saj të Detit të Zi pranë rajonit të okupuar ukrainas të Krimesë, si një arsye për pezullimin e programit ushqimor.

Në të njëjtën ditë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga Grupi i 20 ekonomive kryesore globale (G20). Edhe Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që e marrëveshja për eksportin e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cilia ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, të vazhdohet.

Marrëveshja fillestare ishte caktuar të zgjaste 120 ditë, me opsionin për ripërtirje më 19 nëntor “nëse asnjë palë nuk kundërshton”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në një deklaratë më 28 tetor. Marrëveshja çliroi eksportet nga tri portet e Ukrainës – Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne – të cilat ishin bllokuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Me këtë marrëveshje u lejua që afro nëntë milionë tonë drithë të largoheshin nga këto tri porte. Rusia dhe Ukraina janë të dyja furnizuese kyçe të drithërave, dhe konflikti i vazhdueshëm vetëm ka vënë në pah brishtësinë e zinxhirit global të furnizimit me ushqime, kur dy shtetet kryesore janë jashtë tregut.

Më 2021, Rusia dhe Ukraina janë renditur si lidere globale në eksport të elbit, misrit, luleve të verdha për vajra, farave të lulediellit dhe vajit të lulediellit. Së bashku, ato eksportojnë pothuajse 30 për qind të furnizimeve me grurë në botë. Rusia eksporton 17 për qind të grurit në nivel botëror, ndërsa Ukraina rreth 20 për qind të luleve të verdha për vajra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Dy komisionerë evropianë mbërrijnë të enjten në Tiranë
Previous article EMRI/ I mori 25 mijë euro pronares me premtimin se do t’i blinte një apartament në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT