• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Peza në “Top Talk”: AKTI I PRESIDENTIT, përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive
Home
Aktualitet
Media

Peza në “Top Talk”: AKTI I PRESIDENTIT, përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive

5 November, 2018 F.autor Aktualitet, Media

Kryeministri Rama është i vendosur për të mos u tërhequr nga kandidatura e Sandër Leshajt, i cili tashmë nuk do të jetë ministër i Brendshëm, por zv.ministër i Brendshëm me kompetencat e ministrit. Kjo manovër politike shmang pëlqimin që duhet të japë me dekret Presidenti i Republikës për emërimin e ministrit të ri. Për të folur mbi zhvillimet e fundit, në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja ishte Sekretari për Marrëdhëniet me Medien në PS, Alfred Peza.

Duke iu referuar pikës së fundit të deklaratës zyrtare të Presidencës, ku thuhet se i është dhënë fund drejtimit të Shqipërisë me Sekretar të Parë, Peza thotë se në thelb kjo tregon klimën e krijuar pas vendimit të presidentit për të mos e firmosur dekretin e emërimit të ministrit të ri të Brendshëm.

Peza ngriti edhe një pikëpyetje, mbi faktin se kush është sfiduar nga kush dhe për çfarë.

“Nëse e bëjmë këtë diskutim, vijmë te debati në lidhje me të drejtën ose jo të Presidentit të Republikës për të marrë këtë hap nga pikëpamja kushtetuese, që për mua nuk ka të drejtë”, tha Sekretari i PS për Marrëdhëniet me Mediet, Alfred Peza.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, sesi mund ta përkufizojë aktin e presidentit për të mos firmosur emërimin e Lleshajt si ministër të Brendshëm; akt kushtetues, antikushtetues, normativ normal apo akt force politike; Peza u shpreh se nga qëndrimi personal dhe jo zyrtar e konsideron si një përpjekje për të marrë kompetencat ekzekutive.

“Kjo, pasi Presidenti i Republikës si ka qartësisht të përcaktuara në Kushtetutë kompetencat e tij. Dua të sjell në vëmendje citimet edhe nga presidentët e tjerë, më konkretisht rasti i Nishanit për dekretimin e zotit Xhafaj, ku ka thënë se ‘unë nuk do të doja ta firmosja, por Kushtetuta nuk ma lejon, pasi për sa kohë kandidatura plotëson kriteret e një deputeti, unë jam i detyruar ta firmos’. Edhe në këtë rast, Meta, për aq kohë sa Sandër Lleshaj i plotëson kriteret për të qenë ministër i Brendshëm, sikurse edhe kandidat për deputet, nuk ka probleme të tjera. Çdo paqartësi apo argument duhej bërë transparent”, deklaroi Peza.

Peza theksoi se në rastin konkret presidenti po sillej si noter, pasi nëse nuk do të ishte i tillë, duhej të jepte sqarime se cilët kanë qenë elementët juridikë dhe kushtetues që e çuan atë drejt mosvendimmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GARA PËR KREUN E KLSH/ Kë përzgjedh Meta mes 34 emrave
Previous article TËRBOI RRJETIN/ Vazja e Sabianit ekspozon të pasmet në majë të ballkonit (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT