• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Peshëngritje/ Hakmarrja e ëmbël e Romela Begajt në SHBA. Si e rrëzoi nga froni i artë Pirro Dhimën
Home
Ekskluzive

Peshëngritje/ Hakmarrja e ëmbël e Romela Begajt në SHBA. Si e rrëzoi nga froni i artë Pirro Dhimën

3 December, 2017 Q.Autor Ekskluzive, Jetë, Sport

Romela Begaj ka arritur të shpallet kampione bote në stilin e shkëputjes në peshëngritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu sportistja shqiptare u shpall nënkampione e botës në dygarësh.

Begaj la pas peshëngritësen amerikane Mattie Roggers, e cila u pozicionua në vendin e 2-të.

Roggers është një nga sportistet e cila ka për drejtor teknik peshëngritësin legjendar shqiptar, Pirro Dhimën.

Fitorja e saj bëhet edhe më e ëmbël kur arrin të fitojë përballë një legjende shqiptare të peshëngritjes, I cili karrierën e tij e ka zhvilluar nën flamurin grek, ndërsa Romela Begaj e fitoi duke përfaqësuar kombin e saj, Shqipërinë, dhe për ironi të fatit triumfoi pikërisht në vendin ku ai është drejtues, e duke arritur ta rrëzojë atë nga froni.

Bëhet fjalë pikërisht për legjendën e peshëngritjes Pirro Dhima, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka përfaqësuar shtetin grek, duke refuzuar kështu përfaqësimin me flamurin shqiptar.

Pirro Dhima aktualisht mban postin e drejtorit teknik të Federatës së Peshëngritjes në Amerikë, pas karrierës së shkëlqyer në shtetin grek.

Pirro Dhima  u lind më 13 tetor 1971, I cili pati një karrierë të shkëlqyer si atlet olimpik i peshëngritjes.

Ai  ka fituar tre herë medalje ari ( Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000 ) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004. Atleti me i suksesshëm ne historinë e sportit grek, është i vetmi deri më sot me tre medalje ari dhe një bronzi në olimpiada. Piro Dhima është oficer rezervë i ushtrisë greke, dhe i diplomuar nga seksioni Pedagogjik në arsimin fillor nga universiteti i Athinës .

Por Dhima nuk ishte i vetmi që ka refuzuar të përfaqësojë Shqipërinë në sporte të ndryshme dhe ka zgjedhur shtetin tonë fqinj, Greqinë.

Mirela Manjani gjithashtu pas vitit 1997 ka përfaqësuar Greqinë.

Ajo është fituese e medaljes së argjendit në Lojrat olimpike verore të vitit 2000 me rezultatin e hedhjes së shtizës prej 67.51 m. Ky rezultat paraqet rekordin grek. Ajo më vonë u martua me peshëngriësin shqiptar Gjergj Xhelili i cili po ashtu përfaqësonte Greqinë por shpejt u divorcua në vitin 2002.

Luan Shabani gjithashtu është një tjetër personalitet përsa I përket sportit të peshëngritjes, I cili ka zgjedhur të përfaqësoje edhe Shqipërinë edhe Greqinë.

Shabani ka përfaqësuar Shqipërinë  në Kampionatin Europian në Athinë në vitin 1989, ku fitoi medalje të bronztë në kategorinë 56 kg.

Ai ishte I pari shqiptar që fitoi një medalje në Kampionatin Europian. Një vit më vonë, në Kampionatin  Europian në Aalborg (Danimarkë) në vitin 1990, Luan Shabani fitoi një medalje të argjendë, e cila ishte e para për Shqipërinë,

Shabani më pas do të emigronte në Greqi në vitin 1991 duke filluar kështu të përfaqësonte shtetin Grek, si Leonidas Sabanis që nga viti 1993. Ai fitoi medalje argjendi në kategorinë 59 kg në Olimpiadën Verore të vitit 1996 në Atlanta, SHBA dhe në kategorinë 62 kg në olimpiadën verore 2000 në Sydney, Australi.

Viktor Mitro  është një peshëngritës grek i pensionuar. Ai fillimisht përfaqësoi Shqipërinë, por u bë i njohur ndërkombëtarisht me Ekipin Kombëtar të Greqisë. Mitro fitoi medaljen e argjendtë për Greqinë në Olimpiadën Verore 2000.

Lindur  në Vlorë, ai fillimisht përfaqësoi Shqipërinë në nivel ndërkombëtar deri në 1993, dhe pastaj Greqinë për tre olimpiadat e njëpasnjëshme (1996, 2000 dhe 2004). Veçanërisht ai u bë një medalist olimpik për Greqinë gjatë Olimpiadës Verore 2000, kur mori medaljen e argjendtë në klasën e meshkujve – 77 kg. Në atë garë Mitrou humbi vendin e parë të kinezëve Zhan Xugang, vetëm për shkak të peshës së tij më të rëndë trupore.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Enca më e dashuruar se kurrë, por vuan në distancë për të
Previous article SPOTI I PD,VIDEO/ Pesë vjet për të eleminuar politikisht kritikët, ja se si Basha përjashtoi figurat kryesore

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT