Pas humbjes së tretë radhazi në zgedhjet e 25 prillit 2021, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha është vënë sërisht në shënjestër brenda llojit, në një “luftë” të pandërerë që duket se nuk do të përfundojë asnjëherë.
Pas 30 vjetësh nga krijimi, e ndodhur në një situatë të paprecedentë për PD dhe në një moment tejet delikat, brenda oborrit të SHQUP janë krijuar grupime të ndryshme në raport me kryetarin formal të partisë dhe liderin e saj historik.
Cilat janë ato?
1.Gjithmonë politikisht “correct”.
Pavarësisht kohëve të qeta apo tensioneve e perplasjeve, ka gjithmonë një grup që politikanësh në kupolën demokrate që deklaratat i kanë gjithmonë brenda të gjitha kornizave dhe linjës zyrtare të PD.
Në këtë menyrë, ata as nuk e “djegin” veten e tyre dhe as nuk e rrezikojnë kurrë vendin e tyre brenda partisë sido që të shkojnë punët.
Ata ndryshe konsiderohen si partiakët 24 karatësh që nuk thonë asnjëherë asgjë origjinale, nuk prodhojnë kurrë politikë individualisht, nuk janë asnjëherë pikë referimi për diçka ndryshe por janë gjithmonë politikisht “correct”.
Edi Paloka, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Jemin Gjana apo Albana Vokshi janë disa prej pjesëtarëve të këtij “grupimi”.
2.Kritikët e Bashës, ish PD-ista por tani jashtë strukturave
Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli, Arben Ristani, Halim Kosova, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Edvin Kulluri, Arben Imami e shumë të tjerë, bëjnë tashmë pjesë e këtij grupimi.
Harxhi ndonëse demokrate e hershme dhe një nga më besniket ndaj ish Kryetarit Sali Berisha, është lënë jashtë strukturave të PD sepse ka ruajtur linjen e të qenurit kritike ndaj Kryetarit aktual Lulzim Basha. Ndërsa Kadilli dhe Ristani janë bërë më te zëshëm duke treguar pakenaqesitë e tyre kundrejt lidershipit, sidomos pas zgjedhjeve te 25 prillit duke shigjetuar veçanërisht kryetarin e PD.
Pas listës së dalë sëfundi nga Kuvendi Kombëtar i PD, asnjë prej tyre nuk u bë pjesë e Këshillit Kombëtar. Morail i fabulës? Kush flet dhe akuzon Bashën, mbetet jashtë partisë!
3.Brenda strukturave aktive…akoma!
Thënë “akoma” pasi rrugetimi i tyre me gjasa nuk do jetë shume i gjatë, duke parë edhe prirjet e sulmet ardhur nga intrigat brenda partisë.
Rasti i Mark Markut, Bujar Nishanit dhe Agron Shehajt e deshmojnë këtë gjë. Pas humbjes ne zgjedhje ish Presidenti Nishani ka qenë një nga zërat kryesorë dhe më këmbëngulës për dorëheqjen e Lulzim Bashës. Midis akuzave dhe deklaratave të forta, ai ka qenë edhe i vetmi që kryetari i PD Lulzim Basha nuk ka denjuar edhe ti pergjigjet me anë të nje statusi në rrjete sociale pak javë më parë. E ta mendosh se Nishani ishte kryetari i komisionit për përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD deri para pak ditësh.
Nga ana tjetër, deputeti i dalë nga 25 prilli dhe drejtuesi politik i Lezhës, Mark Marku ka habitur jo pak teksa me fjalimin e tij në Kuvendin e PD drejtoi një sërë akuzash mbi Lulzim Bashën e sidomos mbi Gazmend Bardhin. Marku është nga të paktë që ka artikuluar brenda forumeve të larta drejtuese të PD nevojën për rithemelimin e partisë si e vetmja mundësi për të dalë nga situata ku ndodhet dhe për të mundur një ditë PS dhe Edi Ramën.
A do e pranojë këtë Lulzim Basha? Apo Mark Marku do i bashkohet grupimit të dytë?! Mbetet për tu parë, por ajo që dihet është se mandati i fituar i deputetit lezhian nuk do ia bëj edhe aq të thjeshtë kryetarit të PD po të kemi parasysh se ai ka edhe mbështetjen e një zëri të konsiderueshëm brenda saj si Agron Gjekmarkaj.
4. “Besnikët” e Bashës
Nuk është vetëm Gazment Bardhi ai që mund të konsiderohej si i tillë por edhe Jorida Tabaku, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Ina Zhupa, Luçiano Boçi dhe Xhelal Mziu.
Për ta dhe shumë të tjerë si ata, Lulzim Basha nuk ka arsye të japë dorëheqjen edhe nëse Rama qëndron kryeministër deri në 2030.
5.”Kamikazët” e perjetshëm të Berishës
Nuk ka nevojë për shumë koment, mjaftojnë disa emra për të kuptuar idenë. Për ta, pak rëndesi ka nëse qendron apo ikën Lulzim Basha, ata do të jenë gjithmonë me atë që do vendosi e do të mbështesi Sali Berisha në krye të PD.
Jetësore për ta është vetëm një gjë: Sa të jetë Sali Berisha ata do ti kemi gjithmonë aty, i pëlqen apo nuk i pëlqen Lulzim Basha.
Tritan Shehu është simboli i “monumentit të kulturës” që mbrohet personalisht nga “lideri historik”…
AlpeNews.al