• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRZGJEDHJA E KREUT TË BKH/ SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës
Home
Breaking News

PËRZGJEDHJA E KREUT TË BKH/ SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës

22 July, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) zhvilloi sot fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Shtatë kandidatët e kualifikuar iu nënshtruan testit të zgjeruar me shkrim (ese) dhe testit për arsyetimin logjik.

Testimi nisi në orën 11:00 dhe u zhvillua në ambientet e SPAK. Eseja zgjati 60 minuta, ndërsa testi i arsyetimit logjik 45 minuta, me një total kohor prej 1 ore e 45 minutash. Të dyja testet vlerësohen me 60 pikë, nga 30 pikë secili, sipas rregullores së përzgjedhjes.Procesi u monitorua nga anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhgues ndërkombëtarë dhe staf teknik mbështetës.

Pas kësaj faze, kandidatët që do të renditen më të mirët nga Komisioni do të vijojnë garën në fazat pasuese: testi i poligrafit, intervista në panel, si dhe verifikimi i figurës dhe pasurisë nga Komisioni përkatës.

Njoftimi i SPAK:

Në përputhje me ligjin nr. 95/2016, sot u zhvillua faza e tretë e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përkatësisht provimi i zgjeruar me shkrim (eseja) dhe testi për arsyetimin logjik.

Shtatë kandidatët e kualifikuar nisën testin në orën 11.00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të dy testet zgjatën 1 orë e 45 minuta, përkatësisht eseja, 60 minuta dhe testi i arsyetimit logjik, 45 minuta.

Rregullorja për përcaktimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit për Drejtor të BKH-së parashikon vlerësimin me 60 pikë për të dy testet, pra 30 pikë për secilin.

Procedura e testeve u zhvillua nën vëzhgimin e anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe stafit teknik mbështetës.

Në përfundim të këtyre fazave të para; testit të aftësive fizike, provimit të zgjeruar me shkrim (esesë) dhe testit për arsyetimin logjik, Komisioni i Përzgjedhjes do të rendisë kandidatët e kualifikuar, të cilët do të vijojnë me fazat e tjera të konkurrimit.

Testi i ardhshëm është ai i poligrafit dhe intervistës në panel, i cili ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMIGRACIONI I PALIGJSHËM/ Britania e Madhe sanksione ndaj bandave: Ndalim hyrjeje në vend dhe ngrirje asetesh
Previous article ÇFARË NDODHI? Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku jep dorëheqjen

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT