• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRUROHET VEPRA “METEOR” NË GOLEM/ Veliaj: Në 14 Maj votoni për familjen tuaj
Home
Nderkombetare

PËRUROHET VEPRA “METEOR” NË GOLEM/ Veliaj: Në 14 Maj votoni për familjen tuaj

7 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, përuruan veprën artistike ‘Meteor’, e instaluar në qendër të Golemit, si një hapësirë për fëmijët, por edhe të rriturit. Veliaj tha se vepra ‘Meteor’ do të shndërrohet shumë shpejt në një destinacion për Golemin dhe Kavajën.

“Më vjen mirë që Golemi është bërë një shtëpi e të gjithë shqiptarëve, sidomos tani që hapet sezoni turistik. Lajmi i mirë është se, edhe pa u hapur tamam sezoni turistik, bregdeti i Kavajës është i rezervuar 100%, deri në fund të tetorit. Kjo është mirë për ekonominë, është mirë për familjet, mirë për vlerën e pronës dhe kjo është mirë për reputacionin e Golemit dhe gjithë Kavajës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se falë punës së bërë nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, dhe i është rritur vlera e pronës. “Jemi vërtet mirënjohës kur falë punës së Redit, Golemi është më i pastër, më i ndriçuar, Golemit i është rritur vlera e pronës. Nëse e krahasojmë me vetëm katër vite më parë, kemi dyfishim të vlerës së pronës dhe kjo është meritë e stafit të Bashkisë së Kavajës, e Redit dhe e gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Golemit, që punojnë gjithë vitin, gjithë verën janë aty për të shërbyer ndaj turizmit, ndërkohë në dimër kryejnë mirëmbajtjen, që të sigurohemi që çdo sezon na gjen më mirë”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai theksoi se qytetarët e Kavajës, në 14 Maj, duhet të votojnë për familjen e tyre, për më shumë çerdhe, kopshte e shkolla. “Kishim dy dasma në plan këtë vit. Dasmën e parë, atë të Luizit dhe Kiarës e kryem. Tani kemi dasmën e Redit, në fund të javës tjetër. Jeni të gjithë të ftuar! Dhëndrin e kemi, nusen e kemi, është Kavaja jonë dhe ne duam që të shkojmë aty, tamam si në gëzim, si në festë, si në një bashkim të madh. Ju falenderoj me gjithë zemër! Do të doja shumë që këtë fundjavë, më shumë se të interesohemi për partitë, të interesohemi për vogëlushët tanë. Nëse këta vogëlushë e kanë qytetin më të pastër, atëherë e dimë si do shkojë 14 maji! Nëse këta vogëlushë kanë më shumë hapësira si ‘Meteor’ për të luajtur dhe sheshe pa makina, atëherë e dimë cili është drejtimi i duhur. Nëse këta vogëlushë, falë punës së Redit dhe skuadrës së Bashkisë së Kavajës, kanë çerdhe, kopshte, shkolla, më shumë gjelbërim, më shumë hapësira, më shumë pemë e kënde lodrash, atëherë ju them të gjithëve: Votoni për fëmijët tuaj, jo për partitë! Votoni për familjet tuaja, që ta çojmë gjithnjë e më përpara Kavajën dhe Golemin tonë! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra”, u shpreh ai.

Veliaj tha se në 14 maj e kemi vetë në dorë nëse duam ta çojmë Kavajën përpara, duke votuar për Redjan Kralin dhe Partinë Socialiste

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORCAT IZRAELITE VRASIN DY PALESTINË/ Reagon kryeministri Netanyahu
Previous article "PO JETOJ NË NJË PËRRALLË..."/ Kiara poston foto nga ceremonia e martesës me dedikimin e veçantë për Luiz Ejllin!

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT