• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRUROHET SISTEMI ELEKTRONIK I DEKLARIMIT…/ Soreca: Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit
Home
Politikë

PËRUROHET SISTEMI ELEKTRONIK I DEKLARIMIT…/ Soreca: Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit

8 April, 2019 F.autor Politikë

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka qenë i pranishëm mesditën e kësaj të hëne në aktivitetin e përurimit të sistemit elektronik të deklarimit të pasurive.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Soreca ka vlerësuar luftën kundër korrupsionit të bërë në Shqipëri, sipas së cilit është një faktor kyç për zhvillimin ekonomik. Ai ka vënë theksin se është shumë i rëndësishëm sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, pasi është një tregues se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit.

” Sot ditë e mirë për Shqipërinë. Dita kur Shqipëria tregon se luftën kundër korrupsionit, e ka seriozisht. Kjo është e rëndësishme edhe për zhvillimin e vendit. Kur korrupsioni prek administratën, viktima janë qytetarët. Kështu ulet reputacioni i vendit dhe do të ketë më pak investime. Jemi këtu që të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër Korrupsionit.  Komisioni Europian është drejt përfundimit të raportit  2018 ku do të pasqyrohet lufta ndaj korrupsionit. Media dhe shoqëria civile duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Soreca.

Ky projekt është një bashkëpunim mes Bashkimit Europian, Këshillit Europian, USAID dhe ILDKPI. Qëllimi i tij është ulja e korrupsionit në sektorin publik, mbështetja e organizatave civile dhe mbështetja e medias për të bërë publike rastet e korrupsionit. Përfaqësuesja e USAID deklaroi se ky projekt shënon një progres, por mbetet shumë punë për të ardhmen.

Nga ana tjetër, në fjalën e saj, përfaqësuesja e Këshillit të Europës, Juta Guckov tha se ky sistem elektronik ka qëllim monitorimin e deklaratavë të pasurive për të dhënë indicie për korrupsionin, krijon prova për Prokurorinë, por edhe informacion për mediat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAKTIKË PUNE PËR STUDENTËT/ Rama: Ja çfarë fitoni nga ky program
Previous article ASKUSH NUK DINTE GJË/ Dy gazetaret e njohura shqiptare qenkan kushërira (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT