• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRURIMI I VEPRËS SË ARTISTIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE NË “ZOG TË ZI”/ VELIAJ: Dhuratë e paçmueshme!
Home
Aktualitet

PËRURIMI I VEPRËS SË ARTISTIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE NË “ZOG TË ZI”/ VELIAJ: Dhuratë e paçmueshme!

15 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet

Skulptura e re në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” është përuruar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Skulptura është ideuar dhe realizuar nga artisti me famë botërore Helidon Xhixha. Ajo titullohet “Cosmic S” dhe nga sot do të qëndrojë në lulishten e rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës, e cila falë kësaj vepre arti ka marrë një pamje më dinjitoze.

Helidon Xhixha është një nga artistët më të kërkuar sot në Evropë dhe Amerikë, ndërsa skulptura “Cosmic S” vjen si shprehje e transformimit që po pëson qyteti i Tiranës.

Gjatë përurimit, Veliaj u shpreh se “qyteti tanimë ka një dhuratë nga ata që janë gjithmonë qytetarë me zemër, me dashuri dhe me kokën mbrapa në Shqipëri.”

“Është një dhuratë e dyfishtë: miqtë tanë libanezë kanë dhuruar infrastrukturën e ‘Zogut të Zi’ me shatërvanët, një hapësirë e gjelbëruar, që pastron ajrin në një zonë ku realisht ka trafik, ndërsa qershia mbi tortë është kryevepra e mikut tonë, Helidon Xhixha, i cili sot ka një reputacion të jashtëzakonshëm si një artist ndërkombëtar. Megjithatë geni, rrënja dhe pasioni i shqiptarit është gjithmonë i dukshëm. Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se edhe kjo skulpturë, ashtu si edhe një sërë veprash të tjera arti të vendosura vitet e fundit në qytet, si ‘Reja’ apo instalacione të tjera, përveçse do të kthehet në një pikë referimi për Tiranën, i jep kryeqytetit një ‘portë’ hyrëse të denjë.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se krahas punimeve në rrugët e kryeqytetit do të fillojë puna edhe për rrethrrotullimin te “Shqiponja”, çka do të mundësojë një shpërndarje më të mirë të lëvizjes së mjeteve që hyjnë dhe dalin nga qyteti. “Do të bëjmë një ndërhyrje te sheshi “Shqiponja”, aty ku shkaktohet pjesa më e madhe e trafikut dhe besoj se kjo do të na lehtësojë edhe ‘Zogun e Zi’. Por, teksa presim që të ndryshojë infrastruktura e madhe e rrugëve, kjo nuk do të thotë që s’mund t’i bëjmë gjërat më të bukura dhe më estetike”, tha ai.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e vlerësoi vëmendjen që i ka kushtuar Bashkia e Tiranës krijimit të hapësirave artistike në qytet.

“Arti nuk mund të jetë vetëm produkt i institucioneve dhe brenda katër mureve, por ka rëndësi nxjerrja jashtë e veprave artistike, në nyje të tilla si hyrja e Tiranës. Së dyti, ka rëndësi për edukimin e të gjithë brezave, edhe atyre që lindin sot. Si ministre e Kulturës, por edhe si shqiptare, unë ndihem shumë e lumtur kur shoh markën e Helidonit në shumë qytete. Helidoni është bërë një artist i madh, dhe sot na mbështet me konceptin e tij artistik”, u shpreh Kumbaro.

Autori i veprës, artisti Helidon Xhixha theksoi se kjo është një dhuratë për Tiranën, ndërsa u shpreh se qyteti është kthyer në një shembull të zhvillimit të arkitekturës dhe urbanistikës.“Kjo vepër i kushtohet Tiranës, e cila ka qenë dhe do jetë gjithmonë një ndër shembujt për Shqipërinë, sidomos kohëve të fundit është shembull edhe sa i përket kulturës, arkitekturës, nivelit urbanistik, sportiv, për gjithë vendin. Jam i nderuar që i dhuroj këtë monument këtij qyteti, që i dedikohet me këtë lloj force, energjie, ekspresioni që Erioni i ka dhënë këtij qyteti. Falënderoj publikisht Erionin dhe gjithë stafin e tij që ma pranuan këtë dhuratë”, tha Xhixha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shihni modelet më të bukura të flokëve të kësaj vjeshte (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË ELBASAN/ Makina PËRPLAS 18 vjeçarin. Po drejtonte motoçikletën kur...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë Aktualitet

MOMENTE TMERRI/ Pushuesi tregon si u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit në Vlorë

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë Aktualitet

ZJARRI NË HOTELIN E VLORËS/ Flakët dyshohet se nisën nga priza treshe ku ishin lidhur dy frigoriferë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT