Një djalë i ri, 29-vjeç ka qene shënjestra e një sulmi me eksploziv të ndodhur gjatë orëve të natës. Lënda plasëse i është vendosur shtatsit me iniciale K.m 29 vjec.Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Shkozës” në Tiranë.
Nga burimet paraprake bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëmtime të vogla materiale.Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, si dhe kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal./AlpeNews.al/


