• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PERTEJ NJE KRIMI/ Kur e vret babain me çekiç, sepse “donte që ta ndanim nusen time, të dy”! (DOSJA + FOTO)
Home
Sociale

PERTEJ NJE KRIMI/ Kur e vret babain me çekiç, sepse “donte që ta ndanim nusen time, të dy”! (DOSJA + FOTO)

25 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një dramë pasioni e konsumuar në periferinë e përgjumur të një kryeqyteti vibrant që pret festat e fundvitit? Një krim brenda familjes, mes “njerëzish të mirë” të një familje të zakonshme, që për maskë kishin katër muret e shtëpisë? Apo një tragjedi që ndizet papritur si shkëndija e presioneve të vogla të përditëshme të një jete mes mizerjes dhe monotonisë, që mer flakë për të shkuar në ekstrem, në gjaknxehtësi e sipër?

Këto dhe pikëpytje të tjera janë shtruar përpara oficerëve të politicisë gjyqësore të Policisë Tiranës dhe hetuesve të tjerë të çështjes që pasuron çdo orë e ditë që kalon, dosjen e 28 vjeçari, Selman Alija të akuzuar për vrasjen e babait të tij Fejzi Aliaj, 74 vjeçarit të masakruar me çekiç, trupin e të cilit e gjetën të hedhur në një liqen jo shumë larg vendit të banimit. Polumbarët e nxorrën trupin, duke i dhënë mundësinë kolegëve të policisë që të kuptonin se tragjedia kishte një rrjedhë tjetër, nga ajo e një mbytje të pafat të një të moshuari të pakujdesshëm.

Të gjitha detajet e reja që u mësuan më pas, të bëjnë të kuptosh më mirë se jetesa e vështirë e periferisë, jo rrallëherë i ka detyruar njerëzit që bashkë me mizerjen dhe varfërinë, të kalojnë në ekstremitete, deri mizore e makabre. E gjitha kjo, pasi mëson se justifikimi i djalit atëvrasës për krimin makabër ka qenë i llojit: “Donte të më martonte me zorr, e nusen donte ta ndanim të dy”.

Kronologjia e një vrasje të (para)lajmëruar:

Profili i djalit, sipas fqinjëve:

Selmani cilësohet si një djalë që nuk është shtruar asnjëherë në Psikiatri, ose në ndonjë spital tjetër. Por fqinjët thonë se herë pas here ka shfaqur luhatje humori, dhe zënka me të atin.

I ati rrëfehet si një njeri i respektuar nga banorët përreth, dhe se punonte me një triçikël për të nxjerrë bukën e gojës.
Familja Aliaj kishte zbritur nga Kukësi vite më parë dhe ishin vendosur në zonën e Shkozës aty ku kishin ndërtuar me mund një banesë përdhese, ndërsa jetonin në kushte të vështira ekonomike.

I vetmi konflikt që ka pasur viktima Fejzi Aliaj me fëmijët e tij, ka qenë divorci me bashkëshorten pak vite më parë. Një pjesë e tyre, siç ndodh në familje për raste në moshë jo të re, nuk e kanë pritur mirë dhe janë larguar në emigrim. Ndërsa Selmani i papunë, ka qëndruar në banesën përdhese, duke jetuar më të atin. Fqinjët hedhin dyshime se jetesa nën një çati mund të ketë sjellë ndoshta konflikte të vjetra ose të reja, që në një moment mund të jenë ndezur mes babait e të birit, duke çuar edhe fundin tragjik të të moshuarit.
Njëra prej shkaqeve kryesore që mund të ketë nxitur konfliktin ekstrem, mendohet të ketë qenë gjendjen e vështirë ekonomike ku jetonin, e cila vërtetohet edhe me faktin se prej kohësh kishin nxjerrë në shitje edhe banesën e tyre.

DËSHMIA
Selman Aliaj u ka tha hetuesve se e vrau babain pas një konflikti. Sipas tij, babai donte ta martonte dhe i kishte thënë se gruan do ta ndanin të dy.
Postimi i të atit në Facebook:

Por dëshmia e djalit, sipas hetuesve, tregon dhe më shumë problemet mendore që ka autori.
Aliaj i tregoi policisë dhe vendin ku kishte hedhur trupin. Viktima u gjet i mbështjellë me një qilim dhe u nxorr nga liqeni në orët e para të mëngjesit të së dielës.

ZBULIMI I VRASJES

Për më shumë se 24 orë, përveç autorit të krimit, askush nuk kishte dijeni për vrasjen e kryefamiljarit Fejzi Aliaj. Të shtunën është kthyer nga Anglia djali tjetër i viktimës, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar festat me të atin e vëllain.

Ai nuk e ka gjetur babanë në shtëpi dhe Selman Aliaj i ka thënë se ishte larguar prej të premtes dhe nuk ishte kthyer. I shqetësuar, djali i është drejtuar Policisë, ku ka denoncuar humbjen e të atit. Policia ka nisur menjëherë verifikimet, duke shkuar fillimisht në banesën e tij në Shkozë. Dyshimet për vrasjen e mundshme kanë nisur menjëherë sapo efektivët e Policisë kanë konstatuar njolla gjaku në oborr.

Por, kur kanë kërkuar që të pyesnin djalin tjetër, me të cilin jetonte 74- vjeçari, kanë kuptuar se ai ishte larguar me makinën “Voklswagen”, edhe pse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Menjëherë targa e mjetit u është dhënë shërbimeve dhe është arritur të ndalohet në Kamzë.

Nga këqyrja e automjetit, janë zbuluar gjurmë gjaku dhe çekiçi, me të cilin ai kishte goditur të atin. Selman Aliaj është shoqëruar menjëherë në Polici dhe, i përballur me provat, ka pranuar krimin.

Më pas, ka treguar edhe vendin ku e kishte hedhur të atin pasi e kishte vrarë.

Varrimi

Gjatë ripyetjes u shpreh i penduar për vrasjen. Burime të policisë thanë se Alija ka kërkuar që ta lejonin të shkonte në ceremoninë e varrimit të të atin. Pavarësisht kësaj, Prokuroria nuk e pranoi kërkesën e të arrestuarit. Një fqinje e familjes Alija, tha se nuk kishte dëgjuar më parë grindje mes tyre.

Pas marrjes së trupit, të familja dhe të afërmit janë nisur në drejtim të vendlindjes së tij në Kukës për të kryer edhe nderimet e fundit. Selman Alija, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Tiranës e cila do t’i vlerësojë edhe masën e sigurisë për akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare.


Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2017/ Si i takoi Trump liderët botërorë. Nga Macroni tek refuzimi i "turpshëm" që i bëri Merkelit (VIDEO)
Previous article Përplasen dy makina në Milot-Rrëshen, aksidentohen katër persona

F.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT