• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PERSONAZHI I JAVËS/ Jonida Maliqi, mes ANGLISHTES, “shqiponjës” dhe triumfit
Home
Ekskluzive

PERSONAZHI I JAVËS/ Jonida Maliqi, mes ANGLISHTES, “shqiponjës” dhe triumfit

19 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

*Personazhi i javës

Midis gjithë zhurmës politike dhe aktualitetit në vend, java që lamë pas e zhvendosi tjetërkund vëmëndjen.

Ndonëse shumë larg prej Shqipërisë, të gjithë flisnin vetëm për një person dhe ajo ishte padyshim këngëtarja Jonida Maliqi.

Pjesëmarrja e saj në “Eurovision”, do të ishte si e çdo këngëtareje tjetër. Fillimisht të performonte mirë e më pas të kualifikohej për në finale, moment ky që vitet e fundit ka qenë disi problematik.

E megjithatë, Jonida u shfaq e sigurt.

Vëmendja tek ajo shkoi menjëherë sapo në mbrëmjet para nisjes së kompeticionit, ajo veshi një fustan aspak të zakontë.

E në fakt, kjo nuk është e rrallë për Jonidën pasi kushdo që I pi kafet e mëngjesit në Bllokun e famshëm të Tiranës, do e shohë të kaloj si në pasarelat e modës dhe me siguri do e komentoj gjatë pas kësaj.

Ishte pikërisht kjo natë, kur Jonida, siç do thonin gjyshet tona, “ra sysh” dhe në intervistat e saj për gazetat, televizionet dhe mediat ndërkombëtare foli një anglishte jo të mirë.

Prej aty, mëngjesin tjetër, çdo portal, media kishte videot e Jonidës e cila në fakt dukej më e çiltër se zakonisht dhe nuk shfaqej asfare e shqetësuar për ato çka thonte.

E kështu, Jonida Maliqi u bë shpejt meme, por nga ato të padëmshmet sigurisht.

Të gjithë po prisnin një reagim të sajin por asgjë. Më moskokëçarëse se kurre, këngëtarja vijoi me intervistat dhe në natën e dytë të festivalit bëri një përformancë drithëruese.

E siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, po ata që e kishin tallur i thanë edhe bravo në statuse, komente, story apo edhe tavolina midis miqsh.

Ndërkohë që memet vijonin, Jonida arriti të kualifikohej mrekullisht.

Prej aty, të gjithë u duk sikur heshtën. Pak e prisnin, shumë e donin Jonida mundi që me këngën “Ktheju Tokës” të ishte e para në shumë prej sondazheve online.

Prej këtej, besimi u rrit dhe bashkë me to edhe një dashuri e “çuditshme” për Jonidën.

Në natën finale, edhe pse e gjithë Shqipëria ishte tallur me anglishten e saj, Jonida hyri në skenë dhe bëri shqiponjën.

Po të njëjtën që u mërziten dhe “sikletosën” (siç shkruanin) nga anglishtja e saj, u mërzitën se përse nuk doli “edhe aq mirë” në kompeticion.

Edhe pse nuk arriti të fitonte, dhe doli vetëm në vendin e 18, Jonida Maliqi dhe ky “Eurovision” që lamë pas do të na kujtojmë gjithnjë shprehjen se shqiptarët… të vrasin ditën e të qajnë natën.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTAT E OPOZITËS/ Balla: Në Gjermani paqësore, në Shqipëri prishin imazhin e vendit
Previous article NAPOLI-INTER/ Mertens shokon "Zikaltërit", ja çfarë po ndodh në "San Paolo" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Kthjellime dhe vranësira, reshje të shkurtra shiu në jug dhe lindje të vendit

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT